Pse financohet inceneratori i Elbasanit kur ka hetim për korrupsion? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

0
95

Kryeministri Edi Rama thotë se veprimtaria e inceneratorit të Elbasanit, nuk ka pse të ndërpritet për shkak të hetimeve nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë u pyet se pse vazhdon financimi për inceneratorin, në një kohë që pronarët e kompanive që e ndërtuan, janë në kërkim nga drejtësia.

Sipas Ramës, vepra të tilla që kanë një impakt të rëndësishëm për popullin, nuk duhet të cënohen.

“Unë mendoj që nuk është politikë e mirë për shqiptarët e varfër që gazetaria të bëjë propagandë me gjysmë të vërteta dhe mbi të gjitha pa ju referuar atyre normave ligjore që qeveria e ka detyrimin ti referohet. Për mua, ministra, ish-ministra e çfarëdo qofshin janë bashkëpunëtor që hidhem në zjarr deri ditën kur zjarri është zjarri i një lufte të përbashkët për të bërë punët e këtij vendi sa më mirë. Teksa unë hidhem në zjarr për të bërë punët më mirë, ministrat të nxjerrin gështenja nga zjarri për vete, kjo është një çështje për drejtësinë. Për mua këto janë lajme për drejtësinë që ka filluar të funksionojë. Përsa i përket atyre veprave. Asgjë që ka të bëjë me aktet individuale.

Me gjasën e shkeljeve dhe abuzimeve personale, nuk cënojnë rëndësinë e veprave që rregullojnë jetën e njerëzve. Janë vepra që kanë një benefit shumë të madh. Janë vepra që janë destinuar ti kthehen shtetit. Sot, impianti i Elbasanit është pronë e popullit të Elbasanit, e një bashkie e cila jetonte nën renë e tymit të plehrave që digjeshin në mes të qytetit. Ka një shprehje që thotë, të mos hedhim fëmijët, beben bashkë me ujin e ndotur. Përgjigja e ministres është e duhur. Janë marrëdhënie kontraktuale të parashikuara sipas ligjit. Pati një vendim për Elbasanin. Procesi është nga kalimi i administrimit shtetëror të sekuestruar, në administrim të bashkisë së Elbasanit” – tha Rama.

Ndërkohë, lidhur me publikimin e të dhënave personale dhe pagave, Rama shprehet se kjo ka dhe një anë pozitive.

“Po ju jap një shembull. Norvegjia, të dhënat e pagave të të gjithë njerëzve i ka pasur publike. Dhe çdokush mund të futej dhe anonim. Nuk besoj që është nën kërcënim të ndonjë force malinje. Kjo është një ngjarje kriminale, dhe besoj se Prokuroria, falë investigimeve njerëzit të marrin mësimin që kush fut duart në të dhënat e të tjerëve, të dënohet. Nuk është aq transparente sa duket aty. Mos kini asnjë merak se ato elementë që kanë të bëjnë me sigurinë, janë ekspozuar aty. Shqetësimi që i është krijuar njerzve është arsye për tju kërkuar ndjesë, por duke pasur parasysh kohës që jetojmë, reagimeve të vendeve të tjera. Në këtë të keqe ka dhe një të mirë, që njerëzit panë shumë gjëra. Unë shpresoj dhe kam besim që do tju vlejë të ekspozuarve që të marrin masa. Të na vlejë dhe ne që të kemi mbështetje nga njerëzit. Nuk besoj se do na thotë njeri që po sulmojmë as njërin dhe as tjetrin. Të gjithë abuzuesit në kët ëlistë, të marrin masa, përsa kohë që vetërregullohen, janë në shkelje administrative. Ndërsa nëse hetohen, janë subjekt i ndjekjes penale. Ata që kanë vendosur pasuri të mëdha, por me 300 mijë lekë të vjetra, të vetërregullohen pasi do ketë pasoja. Nëse duam të rrisim pensionet, duhet të rrisim kontributet” – tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here