Rama: Unë do t’ju kujtohem për të mos iu ndarë demokratëve si hije…

0
111

Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka zhvilluar një takim me familjet e prekura nga tërmeti në Bubq , komentoi edhe situatën e brendshme politike në PD.

Ndonëse në mënyrë indirekte, Rama u shpreh se qeveria flet me vepra dhe se kjo është vepra për të gjithë ata të cilët e kanë kritikuar apo akuzuar se ka vjedhur fondet.

Po ashtu nuk ngurroi të etiketonte demokratët, duke u shprehur se tashmë ata do ta kujtojnë sa herë që do të hyjnë në shtëpi dhe do të hapin bravën.

Po ashtu ai theksoi se pavarësisht sharjeve, nuk do t’i ndahet demokratëve dhe do të mbahet mend si njeriu që është aty sa herë rrëzohen për t’i dhënë dorën dhe për t’u ringritur së bashku.

“Kam thënë se i nxjerr lekët nga dheu. Këtë e kam thënë nga dhimbja që kam ndjerë në momentin e parë. Ai kontribut në raport me të gjithë volumin është një pjesë modeste.

Qeveria është aty për të administruar lekët e taksapaguesve, për të krijuar aleanca dhe unë besoj që ne i kemi bërë të gjitha këto ashtu si duhet. Për ata që thonë janë borxhe, i them se çfarë ndodh në shtëpinë tuaj kur pikon çatia, shkon e merr borxh, e garanton dhe e lan pak nga pak.

Si mund të bëhen të gjitha këto pa marrë asnjë borxh? Pas gjitha asaj balte, apo akuzave, jam i vendosur të mos humbas asnjë minutë me ata që shajnë dhe akuzojnë. Ja ku është vepra dhe tani më vjen mirë me demokratët sidomos ata të bravave që kur të hyjnë në shtëpi ta hapin bravën dhe të më kujtojnë mua. Ata do të më shajnë, por do më shajnë rahat ulur në shtëpi.

Kushedi sa ka vjedhur nga kjo shtëpi. Do t’i thonë të gjitha këto sharje, por unë do t’ju kujtohem për të mos iu ndarë demokratëve si hije që kur rrëzohesh është aty të jep dorën dhe të thotë çou se jemi bashkë. Ndaj t’i gëzoni shtëpi dhe sa më të sigurta bravat”, tha ndër të tjera Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here