Skandali me pagat, Edvin Kulluri akuza të forta: Vërtetoi kauzat fallso të kryetarit të opozitës, bashke me Ramën po pasurohen me paratë e shqiptarëve

0
167

Akuza të forta ka ngritur Edvin Kulluri ditën e sotme ndaj kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, për të cilin tha se sëbashku me kryeministrin Edi Rama po pasurohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

I ftuar në një lidhje direkte për Fax News, për të folur mbi skandalin me publikimin e rrogave, Edvin Kulluri deklaroi se ky skandal nxori në pah si njerëzit e kryetarit të opozitës marrin paga 60 herë më të larta se ato mesatare, gjë e cila dëshmon se të gjitha kauzat e Bashës janë fallso.

Ndër të tjera, kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Edvin Kullur deklaroi se Kryeministri Edi Rama dhe elita drejtuese e opozitës janë bashkë, duke formuar një establishment të korruptuar që shtyn shqiptarët drejt emigrimit.

Flet Kulluri

Problemi më i madh i kësaj çështje është shumë i gjërë. Kjo na tregon panorëm e vërtetë të sistemit politik dhe lidhjet e tij me botën e biznesit. Një lidhje korruptive, klienteliste, që ushqehet me miliarda lekë të shqiptarëve në mënyrë të padrejtë, duke cënuar konkurrencën e barabartë si parim themelor të ekonomisë së tregut, barazinë para ligjit. Në atë liste ka paga krejtësisht të padrejta në raport me pagën mesatare të shqiptarëve. Personat që paguheshin në mënyrë skandaloze, ishin të lidhur të gjithe me subjekte politike që janë përfshirë në kontrata koncesionesh, hajdutërie, që kanë marrë PPP në mënyrë preferenciale dhe kosto shumë më të larta që duhet të ishin. Këto kontrata realizohen me paratë e shqiptareve. Kemi një problem tjetër që ka paga të larta te njerëzve me pozicione krejtësisht dytësore, i janë fryrë pagat reale, vetëm për të fshehur taksat, duke i shpenzuar këto paga të larta që nuk harxhohen kurrë. Kategoria e tretë, janë pagat krejtësisht të ulëta, që janë të paverteta dhe dëshmojnë evazion fiskal. Kjo tregon sa i korruptuar është sistemi. Kemi një elitë teresisht korruptive, që ka krijuar bllokun e saj të udhëheqësve, si para vitit 90. Nga emri komunist kemi shkuar te blloku i udhëheqjes liberale, sepse gjithçka bëhet në emër të tregut të lirë dhe kapatalizmit. Aty kemi njerëz shumë të afërt të kryetarit të opozitës që kanë paga 60 herë më të larta se paga mesatare shqiptare, duke vërtetuar si kjo qeveri po varfëron shqiptarët dhe pasuron udhëheqësin e opozitës. Kjo vërteton të gjitha kauzat fallso të kryetarit të opozitës, gjoja kundër regjimit të Ramës. Këta janë bashkë dhe regjimi dhe elita drejtuese e opozitës. Po të shikosh kullat që ndërtohen në Tiranë, që bëjnë pastrime miliardash të parave të krimit të organizuar dhe drogës, na japin pasqyren e plotë që këtu e gjithe elita janë një establishment i korruptuar që shtyn shqiptarët drejt largimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here