Dyndje qytetarësh në Kapshticë, mbi 6500 persona futen në pikën kufitare për festat e fundvitit

0
111

Gjatë 2 ditëve të fundit më shumë se 6500 persona janë futur në tokën shqiptare  nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Pushimet e fundiviti, janë motivi kryesor që ka sjellë në kufi mijëra shqiptarë, të cilët pandemia i kishte mbajtur larg të afërmëve.

“Kemi ardhur për festat e fundvitit, situata ishte e mirë, s’patëm probleme”, u shpreh një qytetar.rë

“Po vijmë për festa, 3 muaj pa ardhur. Jo, s patëm asnjë lloj problemi. Gëzuar Krishtlindjen, gëzuar për shumë vjet”, tha një tjetër.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në datën 22 dhjetor kanë hyrë 2414 persona, ndërkohë shifra është dyfishuar në datën 23, teksa kaluar traun drejt Shqipërisë 4005 persona.

Ndërkohë në doganën e Qafë Thanës që lidh vendin tonë me Maqedoninë e Veriut në datën 22 dhjetor kanë hyrë 1517 persona, ndërkohë një ditë më pas 1829 persona.

Për të hyrë drejt Republikës së Shqipërisë të gjithë udhëtarët duhet të kenë pasaportën e vaksinimit, një test PCR ose të karantinohen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here