Deputeti i PD, Baçi: Baçi: Vendimi për shkarkimin e Bashës do vihet në zbatim!

0
117

I ftuar në syritv, deputeti i PD-së Luan Baçi ka folur për protestën e 8 janarit dhe lëvizjen e demokratëve për të marë selinë pas shkarkimit të Lulzim Bashës në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe referendumin e 18 dhjetorit.

Deputeti Baçi theksoi se lëvizja e Doktor Berishës ‘foltorja’ dhe gjithë takimet ishin një analizë e detajuar për gjithë veprimtarinë e PD-së, e cila konkludoi me një rezultante me Kuvendin e 11 dhjetorit, i cili ishte një Kuvend historik dhe nga përmasat i pakrahasueshëm, nga pjesëmarrja dhe nga vendimet që mori.

Baçi: Ky veprim duhet të ishte bërë më shpejtë pasi ishte një kërkesë e vetë demokratëve, të atyre që realizuan një proces të brendshëm shumë demokratik brenda PD-së. Një proces që duhet të ishte bërë që pas 25 prillit. Lëvizja e Doktor Berishës ‘foltorja’ dhe gjithë takimet ishin një analizë e detajuar për gjithë veprimtarinë e PD-së. Të gjitha këto diskutime që u bënë në të gjitha takimet e çdo dege të PD-së, konkludoi me një rezultante me Kuvendin e 11 dhjetorit, i cili ishte një Kuvend historik dhe nga përmasat i pakrahasueshëm, nga pjesëmarrja dhe nga vendimet që mori. Ishte një organizim perfekt dhe një Kuvend për herë të parë të thirrur nga anëtarësia, nga delegatët, vendimet e tij ishin historike që do të luajnjë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në të ardhmen e PD-së. Ky Kuvend prodhoi edhe referendumin e parë të kësaj partie, ku u shkarkua me 4446 vota të delegatëve Lulzim Basha. Ky vendim dhe të gjitha vendimet e këtij Kuvendi duhet të vihen në zbatim.

Për të ardhur keq për mënyrën se si flasim Basha dhe mbështetësit e pakët të tij pasi e dinë mirë se sa ka qënë prezenca e demokratëve në Referendumin historik të 18 dhjetorit. Ishte nën monitorimin e mëdias nga hapja e procesit deri në votimin e demokratit të fundit, me një pjesëmarrje masive. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here