Denoncimi i bariut fierak: Më helmuan 15 krerë dele, më goditën edhe me biçak

0
137

Një bari nga Fieri ka denoncuar helmimin e më shumë se 15 krerëve dele në stanin që ai e ka ngritur që prej 13 vitesh në fshatin Shtyllas të Njësisë Administrative Levan.

Bariu Edmond Hajdari shprehet se helmimi është bërë nga persona të zonës me të cilët ishte konfliktuar më parë. Sipas 31-vjeçarit ata kanë hedhur helm kimik në kullotat e bagëtive dhe në mëngjes konstatoi se delet nuk ecnin dot.

Ai ka 350 krerë dele dhe ndihet i shqetësuar se në momentin që do t’i nxjerrë të kullosin ato do të helmohen, ndërsa familja ka bërë dhe denoncim në polici për rastin.

‘Është e qëllimshme, dyshimi im është se helmimi është bërë në kullotë gjatë ditës.

Ditën e sotme babi ndodhet në policinë e Fierit. Kemi 13 vite këtu. Është dëm i madh ekonomik. Dje në mëngjes konstatuam që delet nuk mund të ecnin. Ne jemi konfliktuar me autorët në këtë zonë, dhe nuk ishte për bagëtitë’, ka deklaruar për Fax News, bariu fierak.

Me datë 21 dhjetor të këtij viti, Hajdari ka qenë pjesë e një konflikti me banorë të zonës dhe është goditur me biçak nga një 50-vjeçar.

Denoncimi është kryer në polici për shtetasin me iniciale E.H, si i dyshuar për helmimin e deleve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here