A i njeh ndonjë arritje Edi Ramës?/ Berisha: Po Enver Hoxha kishte ndonje meritë?

0
133

Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për një sërë çështjesh, ku ndër të tjera u pyet nga gazetari Ylli Rakipi nëse i njeh ndonjë meritë apo arritje Edi Ramës, në tetë vite qeverisje.

Berisha tha se kjo është njëlloj sikur ta pyesin, nëse i njeh ndonjë meritë Enver Hoxhës!

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Zoti Berisha unë kam patur në studio edhe kundërshtarët tuaj, si Mero Baze përshembull dhe ai më ka pranuar se keni disa arritje. Ju sot, a mund të më thoni një arritje të Edi Ramës në tetë vite qeverisje?

Sali Berisha: Kjo është si të më pyesin, a ka ndonjë meritë Enver Hoxha? Po si mund të ketë meritë? Çfarë meritash mund të ketë ky që gjithçka e bën për fasadë. E quaj pozitive, që në ministri ka disa zonja. Por, ky e bën për fasadë këtë. Sillet me fjalor dhe qëndrim që shumë vështirë një zonjë të qëndrojë në mbledhje. Çfarë t’i them, bllokimin që i bëri tetë vite integrimit në Europë?

Ylli Rakipi: Zoti Berisha, ju do të mbaheni mend për arritjet tuaja por edhe gabimet që keni bërë. Cilën konsideroni se është arritja juaj më e madhe?

Sali Berisha: Pas përmbyesjes së diktaturës, arritjet më të mëdha janë disa. Do të thoja NATO, TAP dhe transformimi i infrastrukturës për Shqipërinë.

Ylli Rakipi: Po gabimi më i madh?

Sali Berisha: Gabimi në i madh i jetës time, ka ardhur nga padija dhe është lejimi i skemave piramidale. Gabimi i dytë i madh është 2017-ta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here