Skandali me listëpagesat, Jasini: Shkelje flagrante kushtetuese, individët e përfshirë të kërkojnë të drejtën e tyre

0
108

Studiuesja pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Oksfordit, Rudina Jasini, publikimin e pagave e ka konsideruar si shkelje flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë.

Në një intervistë për Ora Neës, me gazetaren Matilda Mcini është shprehur se rrjedhja e të dhënave është problematike ndërsa shton se kërkon përgjegjësi institucionale përveç asaj individuale.

Rudina Jasini: Ndodhemi përballë një paligjshmërie të një niveli shumë të lartë, do ta quaja një super skandal tjetër, në vijim të skandalit të patronazhistëve. Kjo rrjedhje dhe ky qarkullim i të dhënave personale sensitive, në vetvete përbën një shkelje flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë, ligjeve përkatëse, të drejtave themelore të individit, por në veçanti edhe Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut. Ne nuk e dimë se çfarë hetimesh janë bërë për patronazhistët. Kjo shkelje është problematike dhe kërkon padiskutim një përgjegjësi institucionale përveç përgjegjësisë individuale.

E pyetur se nëse ndonjë zyrtar duhet të kishte dhënë dorëheqje, ajo tha largimi nga detyra është gjëja me e pakët që mund të ndodh pasi sipas saj duhet të ketë një përgjegjësi institucionale.

Rudina Jasini: Është më e pakta një dorëheqje pasi aty duhet të ketë një përgjegjësi institucionale që në fakt lidhet me përgjegjësinë individuale. AKSHI duam apo nuk duam duhet ta pranojë që është institucioni shtetëror publik për të cilën ligji kërkon jo vetëm që të menaxhoj por edhe të japë garancinë e të dhënave personale që ne i kemi hedhur si databazë që ndodhen institucionet shtetërore nga më të shumtat që janë në Shqipëri. 

Në këtë kuadër, kjo përgjegjësi është akoma më e madhe, ka një përgjegjësi kushtetuese, të garantimit dhe të mbrojtjes së të dhënave personale. Shkelja me patronazhistët dhe shkelja me publikimin e të dhënave, kërkon një investigim shumë serioz. Është një përgjegjësi institucionale. Është e papranueshme që  drejtues të institucioneve shtetërore të flasin paraprakisht  pa u bërë një investigim, se si ka ndodhur kjo rrjedhje.

Ndër të tjera ajo thotë se çdo individi që i  janë publikuar të dhënat duhet të kërkojë të drejtën e tij.

Rudina Jasini: Nëse në Britani do ishte subjekt i një hakeri, hapi i  parë që unë do të merrja do të ishte ajo e ankesës në rrugë administrative, por edhe denoncimin pranë strukturave përkatëse. Çdo individ i kësaj shkelje duhet të kërkojë të drejtën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here