Plas live në studio/ Bushati i drejtohet zv.ministrit: Sahanlëpirës, o ditëzi,e fitove rrogën

0
468

Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” mes analistit Andi Bushati dhe zv.ministrit të Financave Besart Kadia.

Kadia u pyet nëse qeveria ka përgjegjësi në skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve shqipatrë, por nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe kjo solli debatin dhe ofendimet me Bushatin. Ky i fundit e quajti ditëzi dhe sahanlëpirës, ndërsa zv.ministri kërkoi që analisti t’i ndalte ofendimet.

Debati

Andi Bushati: O ditëzi e fitove rrogën

Besart Kadia: Po bën shantazh, po bën shantazh me një informacion që nuk është ligjor…

Eni Vasili: Po çfarë interesi ka Bushati të më bëjë mua shantazh se di rrogën time

Andi Bushati: E qetësova sahanlëpirësin

Eni Vasili: T’i lëmë këto tani, t’i lëmë këto e të vazhdojmë

Besart Kadia: Mbaji pak ato fjalë, sepse edhe unë e kam fjalorin më të zhvilluar se tëndin.

Andi Bushati: Shtrëngohu pas karriges o ditëzi, o ditëzi, shtrëngohu.

Besart Kadia: Në rast se ty të janë vjedhur të dhënat, këtu s’ka vjedhje nga shteti, në rast se del një e dhënë dhe ti si media e nxjerr dhe e publikon, më lind ideja që ti bën shantazh

Eni Vasili: Cila media

Besart Kadia: Lapsi.al që ka nxjerrë dhe rrogën tënde

Eni Vasili: E ke bërë Bushat?

Andi Bushati: Unë e kam bërë?

Eni Vasili: Unë të jap llogari për median ku jam vetë, mos e devijo bisedën.

Besart Kadia: Po unë e di rrogën tënde tani

Eni Vasili: Po unë s’e kam problem, s’e kam problem.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here