Katër konstatime për çështjen e atyre pagave

0
132

Nga Panajot Soko.

Katër konstatime për çështjen e pagave:

1. Ata që kanë rroga nga 100, 200 mijë euro, nuk marrin vërtet aq rrogë. Por e deklarojnë aq, për të justifikuar paratë që fusin në bankë. Pra pastrojnë para. Lekët i marrin nga tenderat, konçesionet dhe në bankë i fusin si rrogë. Paguajnë taksat dhe puf, i pastruan.

2. Pjesa më e madhe e pagave të mëdha (që janë realisht paga), merreshin nga të huaj. Turq, grekë, kinezë, anglezë, amerikanë. Dhe kjo është trishtuese.

3. Evazioni fiskal me paga të deklaruara më pak, është ulur këmbëkryq. Pra njerëz që deklarojnë as 10% të asaj që marrin. Dhe e gjitha kjo, sepse njerëzit dhe biznesi kanë shumë pak ekonomi për këtë nivel taksimi që kemi sot. Dhe ky është produkti. Po këta as duan t”a dinë.

4. Si dhe në raste skandalesh publike të tjera që bëhen qëllimisht, edhe në këtë rast, tymi kësaj pune do t’i dali më vonë. Prisni tani që, gjoja sepse ka dështuar në menaxhimin e të dhënave, ta japin AKSHIn me ndonjë konçesion, a ta privatizojnë fare, që jo thjesht t’i përdorin të dhënat për zgjedhje, por edhe të fitojnë ndonjë lek.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here