Skandali me listën e rrogave/ Këlliçi: Gjithçka në funksion të patronazhimit

0
146

Një tjetër skandal del në dritë në lidhje me të dhënat personale të qytetarëve. Një listë me emra drejtuesish të institucioneve publike dhe private, kartat e identitetet dhe rrogat e tyre, qarkullon në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, pozicionin e tyre të punës, numri i ID-së, i NIPT-it dhe paga bruto e deklaruar. Po ashtu bëhet e ditur se në listë janë emrat e 637.138 tatim-paguesve.

Në lidhje me skandalin reagoi edhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, deputeti Belind Këlliçi.

“Dinë kë ke votuar, kë mund të votosh, nga do anosh; të gjurmojnë votën, dinë ku punon dhe sa e ke rrogën.

Tatimet, QKR, e-Albania, Shqipëria që duam, të gjitha në funksion të patronazhimit socialist.

Përdorin të dhënat personale për të krijuar klimën e terrorit psikologjik se shteti të njeh me rrënjë e dhëmballë.

Si qëmoti edhe tani, e njëjta mendësi kontrolluese diktatoriale. Pikërisht nga ai që do hapi Ballkanin me koka peshku. Si një pijanik tavolinash të fryra, që pasi i vishen sytë nga avujt e alkoolit, ia nis të diskutojë me pathos edhe për gjeopolitikën,” shkruan Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here