“Gjeografia 8” i jep Krimenë Rusisë, ndryshe nga qëndrimi i Shqipërisë

0
304

Shqipëria, ashtu si shumë vende të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bashkimi Evropian (BE) dhe Turqia, nuk e njeh Krimenë si territor rus.

BE-ja, me sanksione të vendosura që nga viti 2014, vazhdon të dënojë aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopol-it nga Federata Ruse.

Pavarësisht qëndrimit të diplomacisë shqiptare, në librin shkollor “Gjeografia 8” – të botuar nga Shtëpia Botuese “Pegi” – Krimea paraqitet si pjesë e shtetit rus.

Pra, nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Shqipërisë, në këtë libër, dallojnë Krimenë të bashkuar me Rusinë, në hartën politike të Rusisë (faqe 89).

Harta politike e Rajonit të Rusisë, sipas librit “Gjeografia 8”.

Një ndër autoret e këtij libri, Majlinda Ziu, njëherësh dhe drejtoreshë e shkollës “Sami Frashëri”, për Albanian Post thotë se “Gjeografia ka lidhje me administrim territori, nuk ka lidhje me qëndrime politike, prandaj duhet të jemi jashtë kësaj çështjeje”.

Por, politologu Afrim Krasniqi shpjegon se kjo hartë politike nuk qëndron, pasi “kemi të bëjmë me devijim të dukshëm nga qëndrimi i Shqipërisë”.

Më tej, ai sqaron se Shqipëria, si: vend sovran, anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), por edhe pjesë e Kombeve të Bashkuara (OKB) “ka një politikë zyrtare të jashtme” dhe “mban qëndrim të qartë lidhur me rastin konkret”.

Ndërsa, autori tjetër i librit, ekspert në fushën e gjeo-politikës, Eqerem Yzeiri, thotë se “politikisht harta qëndron, sepse administrohet nga Rusia”, duke këmbëngulur më tej se “ajo hapësirë gjeografike është nën drejtimin e Rusisë”.

“Sot, Ukraina nuk ka asnjë juridiksion në Krime. Rusia ka bërë referendum”. “Sesi e kanë bërë këtë referendum, nëse është bërë i rregullt apo jo”, sipas Yzeirit, “janë analiza të thella”.

Por, doktoresha e Shkencave Politike në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Orinda Malltezi, i ka kundërshtuar autorët.

Për Albanian Post, ajo thotë se “gabimi i autorëve qëndron te fakti që shkruan ‘hartë politike’ dhe e lë Krimenë jashtë Ukrainës që është ende nën administrimin politik të Ukrainës”.

Që Shqipëria ka një pozicion të qartë dhe të palëkundur në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, e ka shprehur edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në gusht të 2021-shit.

Nga Platforma e Krimesë, një iniciativë e re diplomatike e Ukrainës, ajo ravijëzoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Deklaratës së Përbashkët të Pjesëmarrësve në Platformën “Krimea është Ukraina”.

Ministrja deklaroi se, që nga aneksimi “ilegal” i Krimesë, “ky pozicion është i njëjtë me BE-në apo me SHBA-të, në përputhje me rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare”.

Më 18 mars 2014, kreu i Kremlinit vulosi në mënyrë të njëanshme “bashkimin” e Krimesë me Rusinë.

Asambleja e OKB-së votoi më vonë për të shpallur aneksimin rus të paligjshëm.

Edhe pse Ziu zotohet që “e njoh mirë situatën e Ukrainës” dhe shkolla që ajo drejton, “është binjakëzuar me një shkollë të rëndësishme në Ukrainë”, ajo sërish këmbëngul që “të mos e hapim fare këtë debat”.

“Nuk ia vlen t’i hyjmë kësaj teme, është mirë t’i qëndrojmë jashtë politikës në të mirën e të gjithëve ne”, tha ajo, pasi “ky është problem politik, qëndrimet e shteteve janë qëndrime dhe ne jemi pro Ukrainës”.

Ndërsa autorja Ziu përdor termin “rajon”, autori tjetër Yzeiri i sheh hartat si “një fotografim i territorit”.

Në faqen gjashtë të “Gjeografia 8”, Ziu termin “rajon” e shpjegon tekstualisht: “Rajoni është njësia e sipërfaqes së tokës, që karakterizohet nga tipare fizike ose veçori të aktivitetit njerëzor qartësisht të dallueshëm nga njëri-tjetri”.

Më tej, ravijëzon se “një rajon del përtej kufijve të një territori”, duke shpjeguar, nëpërmjet ngjyrosjes së hartës se “ngjyra gri në hartë është vendosur për të gjithë territorin jashtë, edhe për zonën e Azisë”.

“Unë e kam në aspektin vetëm gjeografik, jo interpretim politik”, ka ritheksuar ajo. “Rajoni i Rusisë është rajon gjeografik, jo territor shtetëror”.

Më tej, shpjegon se ngjyra gri në hartë është vendosur “për të gjithë territorin jashtë, edhe për zonën e Azisë”. Pra, sipas saj, “është gri ajo pjesë që nuk është pjesë e Ukrainës”.

Por, në hartën e faqes 24 të librit, paraqitet Krimea veçmas këtij rajoni “gri”.

Mbi këtë, ajo i bazohet 16 marsit 2014, kur qeveria ruse zhvilloi një referendum për ndarjen e Krimesë nga Ukraina.

Ekspertja e Diplomacisë, Malltezi, rreth diskursit mbi termin “rajon”, thotë se “ka shumë probleme konceptuale”.

“Vendet në një rajon kanë të paktën katër elemente ngjashmërie, që të quhet i tillë, dhe jo vetëm afërsinë gjeografike”, tha ajo.

Teksa analizon hartat, Malltezi thotë se “ajo (nënkuptuar autoren e librit) shkruan për rajonin e Evropës dhe me gri është lënë Turqia, Rusia, si edhe Krimea, që normalisht duhet të ishte pjesë e Ukrainës”.

“Të gjitha hartat, në proces rishikimi”

Autorja Ziu, gjatë arsyetimit të saj, thotë edhe se “hartat zgjidhen nga shtëpia botuese dhe se të gjitha hartat janë në proces rishikimi”, ndërsa arsyeton se libri që ka marrë në shqyrtim Albanian Post, “mund të jetë dhe botimi i parë”.

Në faqen e fundit të librit, qartas kupton se botimi i parë i “Gjeografia 8” i përket vitit 2017 – rreth tre vite pas referendumit të 2014-ës, ndërsa në faqen pas frontespicit shënohet edhe ribotimi, i cili i përket 2021-shit, por duke e paraqitur Krimenë po me këtë hartë politike.

I të njëjtës linjë është dhe përgjegjësi në sektorin e menaxhimit të librit shkollor, pranë Shtëpisë Botuese “Pegi”, Përparim Rustemi.

Ai thotë se teksti i librave shkollorë “përgatitet nga shtëpia botuese dhe autorët”.

“Te harta mund të rrëshqasin sa të duash gjëra. Hartat janë ndonjëherë të padukshme, sa nuk e merr vesh ku është Shqipëria, jo më Krimea”, u shpreh Rustemi, ndërsa theksoi se “kanë një burim zyrtar të fotove”, të cilat përdoren në tekstet shkollore.

Gjithashtu u shpreh se “Gjeografia e klasës së tetë besoj do të ketë tre ose pesë vjet që ka dalë për herë të parë”.

Por, librat rishihen çdo vit, çka e konfirmon edhe autorja e librit, Ziu, dhe përfaqësuesi i shtëpisë botuese “Pegi”.

Rishikimi i teksteve shkollore

Sa i përket më sipër, politologu Afrim Krasniqi ravijëzon se “kemi të bëjmë më shumë me një rast shqetësimi, rreth cilësisë dhe saktësisë së informacionit që përcillet në tekstet mësimore”.

Megjithatë, thotë ai, mekanizmi i hartimit, miratimit dhe publikimit të teksteve “mbetet problematik”.

Tekstet shkollore, sipas tij, “sidomos” në temat që lidhen me historinë, gjeografinë, demokracinë, shoqërinë, “duhet të jenë produkte të testuar shtetërore”.

Gishtin për “fajtorin”, Krasniqi nuk ua drejton autorëve apo shtëpive botuese, të cilët “mund të mos kenë informacionet dhe kualifikimet e duhura apo që rendin më shumë pas tregut ekonomik sesa cilësisë së tyre”.

“Ministria, sidomos institucionet dhe komisionet përgjegjëse të varësisë, kanë përgjegjësi të vlerësojnë dhe miratojnë përmbajtjen e tyre”.

Albanian Post tentoi të kontaktonte me Ministrinë përgjegjëse, por të vetmen përgjigje që mori ishte “para ca kohësh ministrja kërkoi që ACAP të ngrejë komision për rishikimin e teksteve.

“Këtë vit, ministrja e Arsimit ka ngritur një grup pune deri në dhjetor, që analizon çdo tekst dhe na jep ne të gjitha vërejtjet që pastaj ndërhyjmë dhe i reflektojmë, sepse mund të ketë gabime shkencore dhe nga të gjitha llojet”, thotë Rustemi.

Sipas tij, ka mbetur dhe një muaj afat për rishikimin e teksteve, që më pas ua dorëzojnë shtëpive botuese.

Për të gjitha tekstet kështu funksionon.

Përmes fjalëve “po rishikohen, por shiko, nuk rishikohen, d.m.th. rishikohen, por edhe mund të mbesë edhe në 20 vite dhe s’mund ta kapësh si gabim”, thotë përgjegjësi Rustemi, ne ende nuk jemi të qartë nëse librat shkollorë rishikohen apo jo.

Urojmë që, këtë vit, librat të rishikohen dhe “Gjeografia 8” t’i bashkohet qëndrimit të Shqipërisë, për t’i dalë në krah Ukrainës rreth çështjes së Krimesë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here