Albana Vokshi akuza Ramës: Janë të njëjtat lista me ao të patronazhistëve! SPAK të hetojë

0
86

Deputetja e PD Albana Vokshi ka reaguar pas publikimit të megaskandalit me pagat, ku sipas saj janë të njëjtat lista si ato të patronazhistëve.

Duke hedhur akuza në drejtim të Ramës si urdhëruesi dhe shpërndarësi i këtyre skandaleve, Vokshi theksoi se këto lista janë përdoruer me qëllim presionin ndaj qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Vokshi i ka bërë thirrhe SPAK që të fillojë hetimin nga Edi Rama.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Skandali me publikimin e pagave, vijim i #skandalit të #patronazhistëve!

Janë të njëjtat lista, ato të #pazronazhistëve!!

Janë prodhuar, shpëndarë me urdhër të Edi Ramës. Janë përdorur nga të gjitha shtabet e kandidatëve të PS gjatë fushatës elektorale.

Me këto lista i është bërë presion e janë shantazhuar bizneset, punonjësit e tyre, punonjësit e administratës, mjekët, infermierët, mësuesit…të gjithëve…

E kam denoncuar që para zgjedhjeve të 25 prillit përdorimin e të dhënave personale: numrin e kartës së identitetit, email, numrin e celularit, adresa e shtëpisë, vendi punës, paga, mjeku familjes, check up, shkolla e fëmijëve, mësuesit e fëmijëve etj etj etj.

A mendoni që një operacion i tillë i grumbullimit të të dhënave nga të gjitha institucionet do të bëhej pa urdhër të Edi Ramës?

Janë të njëjtat lista! Ato të patronazhistëve!!!

Mbledhja dhe përpunimi i të gjitha të dhënave personale të të gjithë votuesve, është #kriminale!

Jo vetëm është në shkelje të:

– Kushtetutës,  që garanton mbrojtjen e të dhënave personale

– Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale shqiptare;

– Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut që detyron shtetet që e kanë firmosur

Por hartimi i këtyre listave të patronazhistëve, është #kriminal pasi cdo qytetar, cdo votues, cdo familje shqiptare është vulnerabël, është e rrezikuat përballë shtetit, bandave, krimit…

#SPAK duhet të fillojë hetimin nga Edi Rama.

Nëse #SPAK do kishte reaguar prej kohësh, që kur denoncuam sistemin e patronazhistëve, shqiptarët sot do të ishin më të mbrojtur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here