Para protestës/ Berisha fjalim para nisjes për tek Kryeministria, mblidhen protestuesit e parë, ja situata në oborrin e PD

0
137

Pak minuta para orës së paralajmëruar të nisjes së protestës, në oborrin e PD janë mbledhur edhe protestuesit e parë kundër vizitës së Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë në kuadër të “Open Balkan”.

Por kjo protestë nuk është vetëm kundër vizitës së Vuçiç, por edhe për aferën e inceneratorëve, që çoi në pranga një ish-ministër. Sipas organizatorëve, mësohet se Berisha do iu drejtohet protestuesve me një fjalim para nisjes për tek Kryeministria, më pas do të marshojnë për në bulevard.


Berisha ka deklaruar se kjo do të jetë vetëm protesta e parë, duke paralajmëruar se hapi radhës i tyre janë protestat e njëpasnjëshme kombëtare, deri në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit aktual, Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here