Kuvendi fallco i Bashës/ Bardhi gjen justifikimin “perlë”: Delegatët ishin në këmbë, por nuk u vëmë nga mbrapa GPS

0
104

Kuvendi i Lulzim Bashës, ku u pretendua se ka patur 5004 delegatë, u kthye në një farsë për shkak se u faktua qartë që salla e Pallatit të Kongreseve, nuk mbante më shumë se 1958 persona. Gazetari Ermal Rizai, i numëroi karriget pas aktivitetit, live para kamerave dhe të gjithë mundën të shohin manipulimin me shifrat.

Por, Gazment Bardhi, ka dalë sot para mediave, duke thënë se do të lexohen emrat e delegatëve. Për të justifikuar faktin se salla nuk i mban 5004 delegatë, Bardhi tha se delegatët kanë qëndruar në këmbë dhe nëpër korridoret e Pallatit të Kongreseve. Ai tha gjithashtu se partia nuk “nuk u vë nga mbrapa GPS delegatëve”.

Por, Bardhi nuk shpjegoi se si kanë votuar këta delegatë që kanë qëndruar nëpër korridore. Gjatë momentit të votimit, sipas dëshmive të gazetarëve, persona që rrinin në korridor nuk kanë votuar.

Gazetari:Ka patur vetëm 1958 karrige në Pallatin e Kongreseve. Ku kanë qëndruar delegatët?

Gazment Bardhi: ka patur edhe persona në këmbë, përveçse personave të ulur. Ka patur delegatë që kanë qenë në ambientet e tjera në të treja hollet e Pallatit të Kongreseve. Unë dhe ti nuk kemi për detyrë të numërojmë karriget. Kemi për detyrë të bëjmë transparencë të delegatëve.
Unë nuk u kam vënë GPS- nga mbrapa anëtarëve të Kuvendit, sepse nuk është kjo detyra ime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here