Ledina Mandia: Gazment Bardhi sapo u bë ministër i Drejtësisë firmosi aktin korruptiv

0
453

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD, Ledina Mandija ka replikuar në distancë pas deklaratave të Gazment Bardhit gjatë fjalës së tij në aktivitetin te Pallati i Kongreseve. 

Mandija ka rikthyer më vëmendje një udhëzim për përmbaruesit, të miratuar nga Bardhi kur ishte ministër Drejtësie në 2017. Udhëzimi ishte një akt korruptiv, thotë anëtarja demokrate.

Nuk flitet këtu për spastrim të PD nga ‘berishistët’, por kapje e PD nga lideri i ri dhe i mbështetur nga një grup personash që janë injektuar aty për axhenda personale dhe jo për të demokratizuar PD dhe çuar përpara pritshmëritë e demokratëve që kanë vite që përballen me beteja nga më të ndryshmet.

Po krijojnë një imazh se ata që nuk mbështesin Lulzim Bashën janë ish-drejtorë ministra të korruptuar. Në fillim Lulzim Basha të bëjë Vetting të ish-zyrtarëve në qeverinë Berisha që sot i ka në krah dhe pastaj të hedhë akuza për ato që mbajnë qëndrim ndryshe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here