Kuvendi i Bashës, Ahmetaj: Estradë, si Kongresi i Partisë së Punës

0
129

Kreu i grupimit të “Dhjetorit 1990”, Bislim Ahmetaj, e cilëson estradë Kuvendin e sotëm të PD, i thirrur nga Lulzim Basha.

Sipas tij kjo është një përpjekje e dështuar e Bashës për të larë fytyrën, ndërsa shprehet se mes pjesëmarrësve arriti të shquajë shumë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Ahmetaj: Estradë në Pallatin e Kongreseve, antiku end. Më sjell ndërmend Kongresin e 10-të të Partisë së Punës së Shqipërisë. Basha po mundohet të lajë fytyrën me të kaluarën e lavdishme të PD-së.  Tre diskutantët e parë ishin pjesë e lëvizjes studentore pavarësisht se të paangazhuar politikisht, pëveç Sakja. Dy të tjerët nuk janë të angazhuar në PD prej vitesh. Njëri është i angazhuar në partinë e Shpëtim Idrizit, tjetri është totalisht i paangazhuar nga viti 2009. Do të lajë fytyrën e vet të bërë pis përgjatë këtyre viteve me kontributin e 1990. Do të japë imazhin se ajo është PD e vijimësisë së 1990. Në fakt dy prej tyre nuk janë pjesë e PD-së prej vitesh. Pashë shumë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit që kanë vegjetuar herë në pozicione të larta, e herë në pozicione të ulëta.Është anti-Kuvendi i datës 11 dhjetor.

Në një intervistë për Ora News, ai paralajmëroi se PD nga dita e hënë do të vendoset në selitë e saj në gjithë Shqipërinë, nga ajo qëndrore deri te ato të Leskovikut, Tropojës apo Malësisë së Madhe.

Për Bislim Ahmetaj kryetari i PD është shfazuar.

Ahmetaj: Ka muaj që u thotë hajna anëtarëve më të thjeshtë të PD që mund të jetojnë me ndihmë sociale por dhe mua që jam në këtë studio. Garantoj çdo njeri që kurrë nuk kam futur dorën në xhepin e parave publike dhe askujt tjetër. Ai që është nga shembujt më të rëndë të korrupsionit në këtë vend, nuk i është përgjigjur drejtësisë kurrë, që është me një mal akuzash për korrupsion ka gojë dhe u thotë hajna demokratëeve të thjeshtë. Është shfazuar. Pasi shpartalloi PD ka filluar të merret me gjeometri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here