Lefter Koka vodhi 3.7 milion euro?! Flet avokati: Nuk u tha gjë në gjykatë, do të ankimojmë vendimin

0
107

Avokati i Lefter Kokës, Fatmir Braka, foli për mediat jashtë dyerve të Gjykatës së Posaçme, pas vendimit të kësaj të fundit për ta lënë ish-ministrin e Mjedisit në burg.

“E vërteta është që ai akuzohet për shpërdorim detyre, kur gjithë procedura, gjithë korrespondenca, që ai paraqiti sot është që aty nuk ka asnjë përgjegjësi.

Nuk u tha sot nga prokuroria që ka marrë 3.7 milionë euro, përkundrazi dhe për korrupsionin që flitet, duhet provuar që është bërë ky korrupsion. Edhe sot u morëm me veprën penale të shpërdorimit të detyrës si ministër. Nuk ka përgjegjësi Koka si ministër.

Nuk është normale që ai të jetë person nën hetim, nuk është pyetur asnjëherë. Fillimi i këtij procesi ka qenë politik. Sot mora vesh që është bërë dhe një shtojcë nga LSI. Pra, është politik.

Nuk është normale që një person, ish-ministër, ish-deputet, të merret befas nën hetim e të arrestohet, kur nuk është pyetur asnjëherë. Nuk është absolutisht normale që ish-ministri të merret i arrestuar. Kallëzimi është politik. Do bëjmë ankimin tonë në Gjykatën e Apelit”, tha avokati Braka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here