Komisioni Europian: Nuk ndërhyjmë në situatën e brendshme në PD

0
156

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero është pyetur nga Faxnews lidhur me situatës aktuale në Partinë Demokratike.

Ana Pisonero ka zgjedhur të mos ndërhyjë në situatën e brendshme në PD.

Ajo ndër të tjera në përgjigjen e saj ka kërkuar që qeveria dhe opozita të sigurojnë vazhdimin e reformave.

“Ne nuk komentojmë dhe nuk përfshihemi në çështjet e brendshme partiake. Ne do të vijojmë të kërkojmë nga qeveria dhe opozita që të sigurojnë e vazhdojnë ta kenë fokusin tek reformat ku përfshihet, strukturim i mëtejshëm në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit si dhe për shtimin e kohës së veprimit përmes ndryshimit kushtetues të organeve të vetingut. Këto janë të një rëndësie kyçe për rrugën e integrimit evropian”, ka deklaruar ajo.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here