Inceneratori i Elbasanit/ Avokati i Kokës: Gjithçka që ai ka do ta thotë në gjyq

0
506

Policia e Shtetit po ushtron kontrolle në disa ambiente që prej ditës së martë, 14 dhjetor për të arrestuar dy të kërkuarit lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit, që çoi në pranga ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për News 24 se dyshimet janë që të paktën Klodian Zoto gjendet brenda Shqipërisë.

Ajo tha se avokati i Lefter Kokës ka deklaruar që ish ministri do të tregojë gjithçka di për aferën e inceneratorëve në gjykatë kur të dalë për t’u njohur me masën e sigurisë.

‘Ish-ministri Lefter Koka vijon të mbahet në qelitë e paraburgimit ku i vetmi që e ka takuar është avokati i tij Fatmir Braka që s’ka pranuar të japë prononicm për mediat duke deklaruar se gjithcka që ai ka në raport me aferën e inceneratorëve do ta thotë në gjykatë në momentin që Lefter Koka do të dalë para GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë’, tha Lala.

Kujtojmë që vendimi për arrestimin e Lefter Kokës, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas si pronarë të inceneratorëve është marrë të dielën dhe Policia e ka ekzekutuar të martën vendimin.

Për pasojë, Zoto e Gugallja nuk janë kapur ende.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here