Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli i ka reaguar ashpër ish-kryetarit Lulzim Basha, pas dhunës ndaj deputetes Albana Vokshit dhe anëtares së Komisionit të Rithemelimit Evi Kokalarit.
Në postimin e saj në Facebook, Topalli shkruan se veprimi i Bashës është akti më i ulët që sipas saj mund të bëjë një ‘burrë’ dhe se Basha përmes buzëqeshjes falso fsheh kulturën e dhunës.
Postimi i plotë i Jozefina Topallit:
I pa afte per t’u turperuar!
Dhuna verbale dhe fizike e deputetit LB ndaj zonjave-deputete te PD, ndaj zonjave te zgjedhura nga rreth 500O delegate te PD dhe zonjave te tjera te lidhjes demokratike te gruas eshte akti me i ulet qe nje “burre” mund te beje.
Eshte hakmarrja e te shkarkuarit nga 5000 delegate qe i thane ik;
Eshte kultura e dhunes qe ai eshte perpjekur te fsheh permes buzeqeshjes fallso qe mbante:
Eshte sjellja prej frikacakut te dhunshem te mbushur me ligesi.
Gjuha prej ordineri qe LB perdori sot kundra zonjave demokrate eshte identiteti i tij
Koha jote mbaroi Lul!