“Bashkëqeverisja”/ Presidenca: Centralizon më shumë pushtetin te një institucion

0
131

Pas kthimit nga presidenti Meta, ligji “Për bashkëqeverisjen” është diskutuar sot në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore.

 

Këshilltari ligjor i Presidentit Bledar Dervishaj argumentoi në komisionin e ligjeve se ligji për bashkëqeverisjen i kthyer në parlament nga kreu i shtetit, cënon parimet kushtetuese dhe centralizon kontrollin tek një institucion në varësi të kryeministrit.

“Detyra e kryeministrit nuk është të krijojë një agjenci në varësi të tij që të ndërmjetësoje marrëdhëniet me qytetarët. Krijimi i një agjencie të re në varësi të kryeministrit nuk përputhet me rolin, misionin, dhe detyrat e administratës shtetërore. Një tjetër problem është mbivendosja e kompetencave, centralizimin e pushtetit. Një tjetër problematikë ka të bëjë me parashikimet e ligjit për të ruajtur autonominë e pushtetit vendor. Agjencia për dialog mund të marrë edhe kompetenca për pushtetin vendor. Një parashikim i tillë bie ndesh me decentralizimin e pushtetit vendor. Këshilli i Ministrave e ka humbur komplet idenë e parimeve kushtetuese, megjithatë është detyrë e Kuvendit që të distancohet. Kuvendi nuk duhet ta miratonte, por duhet të ishte udhëhequr nga parimi i shtetit të të drejtës, ndarjes së pushteteve, decentralizimit të pushtetit vendor. Cila është nevoja e krijimit të këtyre institucioneve? Është e pritshme të krijojnë ndonjë situatë pasigurie juridike. Një tjetër problematikë është se Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje merr edhe kompetenca propozuese të akteve para Këshillit të Ministrave, ndërkohë që një e drejtë e kësaj natyre i takon kryeministrit, ministrave. Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi duhet tu jepe përgjigje pyetjeve a ka administrata shtetërore struktura të brendshme apo organe që monitoron apo merr procedura administrative ndaj funksionarëve që shkelin ligjin apo abuzojnë me detyrën, nëse do tu jepnin përgjigje atëherë natyrshëm që shumë prej dispozitave nuk do miratoheshin dhe as do ishin pjesë përbërëse e tij.”- u shpreh Dervishja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here