Me procedurë antiligjore, si u shkarkuan Paloka, 5 anëtarë kryesie dhe 4 sekretarë të PD

0
150

Ka përfunduar votimi në Këshillin Kombëtar për propozimin e shkarkimit të kryetarit të këtij institucioni, Edi Palokës si dhe disa prej anëtarëve të Kryesisë që ishin pjesë e Kuvendit të Berishës një ditë më parë. Ndonese Kehsilli u mblodh ne mungese te plote kuorumi dhe ne antilegjitimitet pasi nje dite me pare Kuvendi e shkarkoi Bashen nga detyra, ky i fundit ka vazhduar rrugen e tij pa krye ne fund te tunelit.

 

Grupimi Basha ka listuar emrat e anëtarëve të Kryesisë dhe disa prej sekretarëve për të cilët propozon shkarkimin.

 

Gazment Bardhi ka deklaruar gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar se emrat e propozuar, nuk do të përjashtohen nga partia por vetëm shkarkim nga funksioni i tyre.

Sipas tij, ata nuk respektuan thirrje për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, por organizuan struktura paralele, duke iu referuar Kuvendit të djeshëm të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funskionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar. Përkundrazi! Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar institucionet e ligjshme statutore të PD. Per ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, perveç kësaj trupe që sillet si celulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset istitucioneve legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD. Ky është propozimi ndaj Këshillit Kombetar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe pse interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27. Për të mos i fryrë përçarjes, per të mos perjashtuar askënd, propozojmë shkarkimin nga funksionet” – tha Bardhi.

Fleta e votimit:

A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarëve të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Sekretarët:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here