Nishani: Nga sot qytetarët e Shqipërisë presin shumë nga ne

0
118

Ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani gjatë fjalës së tij në Kuvendin e PD-së u shpreh se nga dita e sotme shqiptarët presin shumë nga demokratët.

Nishani u shpreh ‘Sot nis një rrugë e rëndësishme, që jo vetëm ka zgjuar PD, por ka zgjuar edhe vëmendjen e shqiptarëve. Sot kudo flitet për ‘Foltoren’ dhe Kuvendin e PD’.

Pjesë nga fjala e Bujar Nishanit:

Sot nis një rrugëtim ndryshe i kësaj partie, i forcës më të suksesshme dhe dinjitoze në historinë e pluralizmit shqiptar. Deri ditën e sotme ne demokratëve na është dashur të mbajmë mbi shpinë një situatë të pamerituar.

Kjo parti që prej themelimit ka kaluar prej situatash ekstremist të vështira dhe ka paguar një çmim të lartë. Iu desh të ngrihej mbi gjakun e martirëve. Askush deri më sot askush nuk e kishte menduar se tani pas 31 vjetësh këtë parti do ta sillnin në pragun e shuarjes së saj, ta kthenin në kukullën e atij klani me të cilin u përmball në themelimin e saj.

PD ka qeverisur vendin dhe ka dalë edhe në opozitë. E ka ndërtuar këtë vend, por ka qenë edhe në protesta, kjo parti ka emëruar ministra, kryeministra e presidentë, por kësaj partie ja kanë vrarë militantët dhe komisionerët. Partia e vetme në epokën e pas luftës së ftohtë, që i kanë vrarë kryetarin e parë, Azem Hajdari.

Pas 8 vitesh në opozitë PD mori më pak vota se atëherë kur doli në opozitë, 8 vite pasi ishte në pushtet. Kjo situatë kërkonte analizë dhe reformim të partisë. Por kjo ju mohua partisë dhe anëtërësisë së saj. Pas 25 prillit fati i partisë nuk ishte më në dorën e anëtarëve, por në xhepat e argatëve.

Për fatin e mirë, juve anëtarësia e kësaj partie nuk e lejuat të vijonte më tej kjo situatë. Ju i dolët zot kësaj partie. Unë sot besoj atë që besoni të gjithë ju. Ky agresion i turpshëm i pushtetit aktual ndaj PD, nuk është thjeshtë kundër pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, por është një skenar i një prespektive të rrezikshme anti shqiptare.

Sot nis një rrugë e rëndësishme, që jo vetëm ka zgjuar PD, por ka zgjuar edhe vëmendjen e shqiptarëve. Sot kudo flitet për ‘Foltoren’ dhe Kuvendin e PD.

Po ju konfirmoj juve dhe çdo shqiptari se në gjithë eksperiencën time personale shtetërore, si ministër i Brendshëm, Drejtësisë dhe President kam konstatuar qartë dhe paekuivok, karakterin dhe dimensionin e ndershmërisë dhe integritetit të lartë të Sali Berishës, si shtetar, bashkëpunëtor dhe politikan i këtij vendi. Prej sot qytetarët e këtij vendi, demokrat e kushdo tjetër kanë pritshmëri të mëdha nga ne.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here