“Ndërhyrje brutale, sillet si guvernatore sovjetike”/ Berisha “shënjestron” Yuri Kim nga Kuvendi Kombëtar i PD-së

0
126

Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ka folur edhe për ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, duke deklaruar se burokratë të ambasadës, kanë ndërhyrë “brutalisht në punët e brendshme të Partisë Demokratike”.

Berisha përmendi edhe disa nga “bëmat” e Donald Lu, duke deklaruar se mbështeste qeverinë edhe pse vendi ishte mbushur me drogë.

Berisha e quajti Yuri Kim “guvernatore” që bën veprime sikur të përfaqësojë Bashkimin Sovjetik dhe jo SHBA-të.

“Është ë trishtuar dhe e dhimbshme, të shohësh ambasadoren e SHBA, të sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori sovietik në Tiranë.

Perandoritë ndryshojnë si nata me ditët. Por mjerisht, burokratët dhe njerëzit ndonjëherë e harrojnë këtë”, tha Berisha.

“U përballëm me ndërhyrjen brutale e diplomatëve nga nje vend mik si SHBA.

Dua t’ju them këtyre zyrtarëve, se ne jemi një komb i vjetër në historinë tonë. Pakkush më shumë se ne ka patur të bëjë me superfuqitë e kohërave nga lashtësia ederi më sot.

Bashkimi Sovietik, siç e cilësoi në mënyrë gjeniale presidenti Regan, ishte perandoria e së keqes, superfuqia e totalitarizmit, e degradimit të njeriut. E mjerimit, dhunës, terrorit.

E kundërta e tij, janë SHBA-të. Perandoria e lirisë, e vlerave, vendi i madh i lirisë ka bërë për lirinë e shqitparëve, më shumë se çdo vend tjetër, por vendi i madh i lirisë ka bërë për lirinë e botës, më shumë se kushdo tjetër.

Është ë trishtuar dhe e dhimbshme, të shohësh ambasadoren e SHBA, të sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori sovietik në Tiranë.

Perandoritë ndryshojnë si nata me ditët. Por mjerisht, burokratët dhe njerëzit ndonjëherë e harrojnë këtë.

Presidenti i SHBA-ve, me dekretin e tij, dekreton një ambasadore, përfaqësuese të vlerave të kombit të tij të madh, të interesave të lirisë, demokracisë së këtij kombi.

Po cfarë ndodh? E paimagjinueshme. Në kulmin e mbulimit me drogë të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e policise, përfaqësuesi i vendit më të madh të lirisë, përgëzon policinë.

Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimin e Shqipërisë në protektorat të krimit të organizuar, përfaqësuesi i shtetit të madh, ligjërata në mbrojtje të qeverisë.

Edhe më keq akoma, në maj të këtij viti, DASH shpall non-grata Sali Berishën. Tetë vitë pasi kishte dhënë dorëheqjen nga çdo rol, njeriun që ishte lavdëruar më shumë se cdokush tjetër, nga administrata e SHBA, për luftën me sukses ndaj korrupsionit.

Shpall non-grata, njeriun që gjatë gjithë jetës nuk kishte patur kurrë një akuzë të ngritur, ndaj tij apo familjarëve të tij për korrupsion…”, tha ndër të tjera Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here