SKANDALI i dyshes Basha-Bardhi/ Si u falsifikuan firmat e delegatëve, manipulimi me numrat në qarqe

0
129

Një skandal i vërtetë ka ndodhur sot në Partinë Demokratike. Në tentivën e radhës të dështuar për të delegjitimuar Kuvendin e 11 dhjetorit, Basha përmes Gazmend Bardhit dhe Ina Zhupës tentoi të paraqiste në publike emrat e firmëtarëve për Kuvendin nul të 18 dhjetorit. Ajo që u vu re në këtë dalje publike ishte mashtrimi galopant me emrat e firmëtarëve.

Vetëm pas leximit të emrave, dhjetëra kanë dalë publikisht dhe kanë mohuar firmën e tyre për 11 dhjetorin. Madje ka nga aa delegatë që kanë ohuar se do ta ndjekin çështjen penalisht. Kështu, Xhuljano Guçe, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së tha sot pasdite se: ‘E pohoj me vetëdije të plotë se nuk e kam firmosur formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në datën 18 dhjetor. Jam kurioz ta di se kush e ka firmosur atë formular sepse unë jo njëherë. Rrjedhimisht një formular me firmën time kur unë jam i vetëdijshëm se nuk e kam bërë një veprim të tillë, i bie që të jetë i falsifikuar. Unë kam firmosur vetëm për mbajtjen e Kuvendit të datës 11 dhjetor dhe do jem present nesër dhe shpresoj që edhe zoti Bardhi të na bashkohet neve dhe të mos nxjerrë farsa të tilla me kryetarë kukulla të panjohur për ne. Do të marr hapa ligjorë nëse formularë të tillë vazhdojnë të publikohen.”

Po ashtu edhe Genti Çela, Orhan Hymetllari, Arnold Çekiçi, Erin Baçllari dhe Ilir Dervishi kanë hedhur poshtë pretendimet e Gazment Bardhit dhe Ina Zhupës se kanë firmosur formularin për datën 18 dhjetor. Gjithashtu edhe Nikollë Marku dhe Pjerin Marku janë dy delegatët nga Shkodra, përkatësisht kryetar i degës së PD në Velipojë dhe kryetar grupseksioni Guri i Zi 1, që denoncojnë falsifikimin e firmave nga Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi, për Kuvendin e 18 dhjetorit.

Ndërkaq skandali bëhet edhe më i madh me skemën e manipulimit të ndjekur me rritjen fictive të numrave të delegatëve në qarqe.  Kështu Dega e Partisë Demokratike të Lezhës në Kuvendin Kombetar të muajit korrik ka patur 168 delegatë, por mbremjen e sotme rezultuan të kenë firmosur 258 delegatë.

Pra, Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Gazment Bardhi, i bie të ketë manipuluar plot 90 mandate delegatësh vetëm për degën e Lezhës.

Matematika e Luzim Bashes dhe Gazment Bardhit nuk ka zhgënjyer as për degët e tjera.

Kështu dega e Shkodrës në Kuvendin e 17 korrikut ka patur 275 delegatë, por nga leximi i sotëm rezultojnë të kenë firmosur 389 delegatë, pra manipulim me plot 114 mandate.

Në degën e Durrësit në Kuvendin e korrikut kanë qenë 243 delegatë, por sonte u lexuan emrat e 308 delegatëve të pretenduar, pra manipulimi është në nivelin e 65 mandateve.

Ajo që ra në sy gjatë leximit të emrave nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe zëdhënësja e Partise Demokratike Ina Zhupa ishte fakti se emrat e delegatëve të pretenduar u lexuan pa përmendur funksionet e tyre në strukturat e Partisë Demokratike.

 

Manipulimi me emrat e delegatëve

Dega Lezhë në korrik kishte 168 delegatë

Bardhi deklaroi se Lezha ka 258 delegatë

Shkodra, 275 në korrik, lexohen 389 emra

Durrësi, 243 në korrik, lexohen 308 emra

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here