“Nuk protestojmë më, do mbrojmë pronat tona”, banorët e ‘5 maj’: Duan të na nxjerrin në shi në prag festash…

0
79

Banorët e lagjes ‘5 maj’ në kryeqytet vijojnë me rezistencë kundër shembjes së shtëpive të tyre.

Ndryshe nga herët e tjera sot pranë tyre ishte dhe një përfaqësues i kishës katolike i cili tha se çdo projekt nis duke dëgjuar banorët e lagjes dhe nuk është e drejtë kjo situate edhe në prag festash.

Banorët u shprehën të vendosur se nuk do të protestojnë me por do të mbrojnë pronat e tyre, ata ritheksuan se e vetmja gjë që duan është të rrinë në shtëpitë e tyre dhe të mos merren me asnje marrëveshje me Bashkinë.

“Me qetësi jo me fadroma. Propozimet u bënë , por cdo familje ka një situatë të ndryshme. Jemi në prag festash dhe jemi në një situatë që edhe shpirtërisht duhet gjetur rruga më e mirë. Çdo projekt fillon duke dëgjuar banorët e lagjes, cdo gjë nis nga baza”-u shpreh prifti.

-Prej ditësh protestoni dhe u keni bërë thirrje organeve kompentente, ka ndonje te re sot?

BANORËT:

Është shprehja: A nuk dita me tu fal unë apo nuk merr vesh ti?

Arsimin e kemi gjysëm ore larg, ne nuk po kërkojmë mirqenie sociale megjithëse kemi shumë nevojë. Ata nuk pranojnë asnjë lloj dialogu. Hyra në faqen zyrtare të bashkisë dhe pashë se për 3 vite kanë ndërruar projekt, janë 7 mijë familje që kanë bërë kerkesë për strehim social e të cilat nuk janë rregulluar.

Kur nuk ka pyetur për ato, kush do pyesë për ne që jemi në shtëpitë tona?

Ne i kërkuam bashkisë sic na erdhën lajmërimet që të diskutojmë. Rrini e bëni punët tuaja, ne nuk duam fare marrëveshje, ne do rrime rehat në shtëpitë tona.

Nuk do vijojmë më me protestën por do mbrojmë pronat tona,janë të mbrojtura si me ligj e Kuran. Nëse ata janë të interesuar për të zhvilluar një pronë atëhere të vijnë të bëjnë marreveshje të ndershme. Nuk është normale në prag festash të na nxjerrin në shi. Nuk është faji jonë që institucionet tona nuk funksionojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here