Basha fut mik Ramën për të prishur Kuvendin e 11 Dhjetorit: Qeveria nxjerr urdhër për ndalimin e grumbullimeve

0
995

Qeveria në bashkëpunim me kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha po tentojnë të pamundësojnë zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të demokratëve në 11 dhjetor. 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sajuar një urdhër për ndalimin e grumbullimeve deri më datë 13 Dhjetor, në kuadër të gjoja masave anti-COVID, ndërsa ky urdhër është publikuar ditën e sotme në Fletoren Zyrtare.

Që në momentin e parë kuptohet se gjithçka është në funksion të një përpjekje djallëzore për të ndaluar grumbullimin e mbi 5 mijë delegatëve të Kuvendit Kombëtar dhe mijëra demokratëve të tjerë në ‘Air Albania’, ku do të shënohet rithemelimi i Partisë Demokratike.

Ky akt normativ i nxjerrë nga hiçi, nuk i përgjigjet asnjë lloj treguesi konkret lidhur me situatën pandemike, pasi një ditë më parë Erion Veliaj dhe Lulzim Basha zhvilluan takime në ambiente të mbyllura.

Kuptohet që nuk është fare shqetësimi te situata e COVID-19, por te Kuvendi i Demokratëve, i cili ka tronditur si Lulzim Bashën ashtu edhe Edi Ramën. Prandaj edhe bashkëpunimi për të nënshtruar demokratët del komplet zbuluar.

Sakaq, burime nga ‘Foltorja’ iu përgjigjën interesimit të Syrit se asgjë nuk mund ta ndalë Kuvendin e Rithemelimit të Partisë Demokratike, të datës 11.12.2021.

‘Kuvendi do zhvillohet dhe do të çlirojë Partinë Demokratike nga pengmarrja e Edi Ramës‘, thanë burime nga ‘Foltorja’.

Image

© SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here