“S’mund të quhet kryetar një person që ka frikë të përballet me anëtarësinë”, Këlliçi: 3 javë më parë nuk pranonte krizën

0
108

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha duke thënë se ky i fundit nuk mnd të quhej kryetar i PD për shkak se kishte frikë të përballej me anëtarësinë e partisë.

Ndërsa më tej ka shtuar se këto tipare të paraqitur prej tij nuk ngjasonin me një lider me menatlitet europian dhe shtoi se deklarata e tij ku thoshte se në PD nuk kishte ndodhur asgjë ishte totalisht e papërgjegjshme.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi:

Nuk mund të quhet kryetar një person që ka frikë të zbresë dhe të përballet me anëtarët e PD dhe që mendon se vetëm vula të bën kryetar. Deri para 3 javësh ka refuzuar të pranojë se në partinë e tij ka patur krizë. Ka dhënë një deklaratë tërësisht të papërgjegjshme duke thënë se nuk ka ndodhur asgjë në PD. Nëse do kishim përballë një politikan me një mentalitet vërtet të ri atëher duhet të pranonte votën, të përballej me partinë e tij dhe të zbriste në përballje.

Është kërkuar që kjo krizë politike të zgjidhej në mënyrë institucionale, të shkojë tek vota, të përballen me votë dhe nuk ka asnjë lloj problem.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here