Premtoi se do të ndërtonte Teatrin e ri, por Basha mban takim në ArTurbina

0
139

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po mban një aktivitet me demokratët për të kujtuar Ditën e Rinisë më 8 dhjetor të vitit 1990. Por lokacioni i përzgjedhur është pak i “sikletshëm” për Bashën. Numri një i opozitës në vend, ka zgjedhur kështu që të “ligjërojë” vendin me të cilën u zëvendësua Teatri Kombëtar, ndërtesë që u shemb në pabesi nga pushteti gjatë natës.

Ndërkohë që opozita e bashkuar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarë të thjeshtë protestonin e bënin roje për të mbrojtur godinën, kryeministrit Edi Rama propagandonte se ishte ArTurbina, godina e re dhe e përkohshme ku do të viheshin në skenë aktet e përgatitura nga artistët. Ndërsa opozita thërriste me të madhe se godina nuk përmbushte kushtet, sot Basha ka shkuar për të mbajtur një aktivitet politik pikërisht në këtë godinë.

Mesa duket kjo është e vetmja “shfaqje” që do të mbahet për një kohë të gjatë në atë skenë, e cila është e braktisur nga artistët. Këta të fundit që në fillim kanë ngritur shqetësimet lidhur me akustikën e probleme të tjera teknike të godinës, e cila nuk është e përshtatshme për të qenë teatër. Pra, Basha për muaj të tërë protestoi, akuzoi Ramën për shembjen e Teatrit Kombëtar, premtoi rindërtimin e tij njësoj e në të njëjtin vend, e në fund shkon e organizon takim me demokratët në ArTurbina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here