Një vit nga vrasja e Klodian Rashës, qytetarët homazhe përpara Ministrisë së Brendshme: E vrau diktatura

0
104

Kanë kaluar një vit nga vrasja e Klodian Rashës, 25-vjeçarit, që u vra shumë pranë banesës së tij nga efektivi Nevaldo Hajdaraj.

Qytetarët kanë zhvilluar homazhe ditën e sotme në nderim të tij. Në fotot e siguruara nga LSA, shihet se si ata kanë vendosur pankarta ku shfaqet portreti i Rashës, si dhe kanë ndezur qirinj, pranë Ministrisë së Brendshme.

“E vrau diktatura”, thuhet në një nga pankartat, ndërsa në një tjetër shkruhet: “Virusi nuk del pas orës 23:00”, duke iu referuar këtu arsyes se përse i riu u kërkua nga policia që të ndalonte.

Sakaq, vlen të përmendet se efektivi Nevaldo Hajdaraj është dënuar me 10 vite burg, pasi përfitoi dënim të shkurtuar sepse pranoi fajin e krimin e bërë.

“E vrau diktatura”/ Një vit nga vrasja e Klodian Rashës,

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here