Ambasada e SHBA uron 8 Dhjetorin: Krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar

0
91

Në ditën e Rinisë, Ambasada amerikane në Shqipëri ka theksuar dhe njëherë krenarinë që ka qëndruar në krah të popullit shqiptar që nga rënia e komunizmit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ambasada nderon studentët guximtarët të cilët 31 vjet më parë protestuan kundër regjimit më mizor të Evropës dhe sollën fillimin e një epoke të re.

“Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës. Ata kërkuan një Shqipëri “si gjithë Europa”. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here