Përgjimi, si Denar Biba shantazhoi gjyqtarin Shqiptar të Strasburgut, Ledio Biankun

0
161

Në mesin e vitit 2018, Denar Biba u akuzua se kishte shantazhuar gjyqtarin shqiptar të Strasburgut, Ledi Bianku, për një çështje ku palë ishte edhe shteti shqiptar. Ndaj ish-kreut të KQZsë, Prokuroria e Tiranës nisi procedim penal për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”, pas publikimit të audiopërgjimit mes Bibës dhe gjyqtarit Bianku. Ky veprim erdhi pas sekuestrimit të audiopërgjimit të plotë të një bisede telefonike mes tyre. Ish-kreu i KQZ-së dëgjohet t’i thotë gjyqtarit shqiptar të Strasburgut Ledi Bianku se: “A të ndalon më ky tren në stacion?

Të mbetesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë”, gjatë bisedës, të cilën ai e ka konsideruar si një bisedës midis miqsh. Sipas deklaratave të opozitës, Biba tentoi të ndërhyjë në një çështje ku palë ishte edhe shteti shqiptar në mënyrë që ajo të shtyhej edhe për pak kohë, ndërsa e pa këtë si një kërcënim të hapur nga qeveria dhe Kryeministri Rama për drejtësinë jo vetëm në Shqipëri. Por, i akuzuari për shantazh Denar Biba i mohoi në çdo moment akuzat, duke thënë se nuk kishte tentuar ta bënte këtë gjë, pasi me gjyqtarin e Strasburgut ishte duke biseduar si mik./PANORAMA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here