Britania godet projeksionet serbo-ruse, zbardhen arsyet pse Stuart Peach vjen në Ballkan

0
106

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka konfirmuar se Sir Stuart Peach do të jetë i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Johnson ka thënë se emërimi i Peach është pjesë e përkushtimeve të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për stabilitet dhe paqe në këtë rajon.

Në njoftimin për emërimin e Stuart Peach si i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, është thënë se ai do të punojë në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si dhe do të përkrahë punën e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt në Bosnje.

Është hera e parë kjo që Mbretëria e Bashkuar emëron emisar special për Ballkanin.

Lidhur me këtë hap të marr nga Mbretëria e Bashkuar, për gazetën “Bota sot” ka folur profesor, doktor Enver Bytyçi, sipas të cilit, ky hap vjen pas tensioneve të krijuara së fundi në Ballkan.

“Britania e Madhe caktoi ushtarakun e larte, Stuart Peach, si përfaqësues të saj në Ballkan. Ky hap diplomatik i Londrës duket se do të shërbejë për të ndryshuar ekuilibrat e prezencës së Fuqive të Mëdha për Ballkanin. Gjithçka erdhi si rezultat i ngjarjeve që kanë ndodhur e po ndodhin në rajonin tonë. Milorad Dodik e kërcënon vazhdimisht ekzistencën e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës. Serbia kërcënon përmes Dodik dhe drejtpërdrejt Bosnjën, por në mënyrë të veçantë Kosovën”, thotë Bytyçi.

Sipas tij, Vuçiq po synon realizimin e skenarit të tij duke shfrytëzuar Edi Ramën dhe Zoran Zaevin.

“Nga ana tjetër presidenti serb Vuçiq po përpiqet t’i fusë në xhepin e tij të vogël Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përmes Edi Ramës dhe Zoran Zaevit. Në Mal të Zi ka një agresion politik nga ana e Kishës Ortodokse të Serbisë të mbështetur nga qeveria e Beogradit. Pra kemi një panoramë të zymtë të situatës gjeopolitike në rajon, kemi një intensifikim të përpjekjeve të Serbisë për të krijuar Serbinë e Madhe dhe prezantuar bazat ushtarake dhe logjistike e të shërbimit sekret rus në rajon. Kemi akte, të cilat po çojnë në një garë armatimi të shfrenuar. Para së gjithash përpjekjet e Serbisë për të arritur supremacinë e saj ushtarake përballë kombeve të tjera. Madje deri te përcaktimi si shtete armiqësore në dokumentin strategjik të Beogradit të Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës”, shprehet profesor Bytyçi për “Bota sot”.

“Të gjitha këto zhvillime janë shoqëruar me iniciativa politike serbe si Open Ballkani, si dhe me vizita të shpeshta të politikanëve dhe liderëve shtetërorë serbë në Moskë e në Kremlin. 19 vizita ka bërë në tetë vite në Moskë vetëm presidenti Vuciq. Dhe në këto kushte ishin të parët amerikanët që paralajmëruan masa të rrepta diplomatike në Ballkan. Ato larguan lobistin serb, Metju Palmer, nga detyra e te ngarkuarit për Ballkanin dhe ngarkuan me këtë mision diplomatin Gabriel Escobar. Kanë vendosur gjithashtu të sjellin në rajon katër ambasadorë të fuqishëm, në mesin e të cilëve dhe Chris Hill”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here