Mesazhi i kreut të të Rinjve Republikanë, Loughery: Përpiquni dhe punoni fort, vota ka rëndësi

0
110

Rick Loughery, kryetari i të rinjve të Partisë Republikane (Young Republicans) i pranishëm në ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit me shqiptarët e Amerikës në New Jersey. 

Prezantimi i tij u bë nga aktivistja shqiptaro-amerikane e Partisë Republikane Evi Kokalari.

Duke ndarë eksperiencën e të Rinjve Republikanë, Loughery u shpreh në mesazhin e tij se mbështetja dhe fuqizimi i rolit të të rinjve janë çelësi i suksesit.

Ai përcolli mesazhe konkrete për Partinë Demokratike shqiptare dhe të rinjtë e FRPD, duke kërkuar që të përpiqen dhe të punojnë fort për të fituar zgjedhjet dhe zhvilluar vendin.

Ne ‘Young Republicans’ vazhdimisht përpiqemi që të marrim anëtarë të Kongresit, ish-anëtarë të na flasin, të na japin këshilla për mënyrën si të zhvillohemi si udhëheqës të rinj. Ka të bëjë me lidershipin e udhëheqjes, për të na përgatitur dhe për të ecur përpara.

Më erdhi shumë keq që nuk kishte mundësi të shkoja në Shqipëri, isha në Virxhinia për të mbështetur kandidatët që garonin atje. Ne bëmë një përpjekje të madhe atje, por bëmë edhe një përpjekje të madhe edhe në New Jersey dhe ishim shumë pranë. 

Ka të bëjë me të punuarit fort. Ju mund të thoni çfarë të doni për sistemin tuaj elektoral, por unë asnjëherë nuk dua të ndjehem sikur vota e tyre nuk ka rëndësi. 

Ka qenë një problem vitet e fundit përfshirja e të rinjve kur ata ndihen sikur ajo që bëjnë nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Pra, t’i bësh ata që të kuptojnë se lufta duhet të vazhdojë dhe çdo votë ka vlerën e vet, qytetarët duhet ta kenë këtë ndjesi. Duhet të kuptosh që vota jote ka vlerë në mënyrë që të shkosh dhe të marrësh hapin tjetër që të bëhesh aktivist i ri. 

Në 2022, i cili po vjen tani, ne kemi punuar fort që prej fillimit të vitit të kaluar për t’u siguruar që kermi një lëvizje të rinjsh për të na mbështetur për zgjedhjet në Kongres dhe kjo ka të bëjë me punën dhe partinë në vetvete. Ne mbledhim 5200 të rinj dhe i nxjerrim ato në zona ku janë shumë konkurrese përreth gjithë shtetit, u kërkojmë të bëjnë telefonata. Ne jemi shtylla e lëvizjes aktiviste të Partisë Republikane, në mënyrë si të sjellim një ndikim në mënyrë që Republikanët të fitojnë zgjedhjet. 

Mendoj se të gjithë ndjehen shumë mirë për mundësitë që kemi për të marrë Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA. Senati nuk është i sigurt dhe kjo është diccka kritike, sepse ky vendos ambasadorët dhe gjyqtarët. Por nëse marrim Dhomën e Përfaqësuesve do të na vendoste pjesën e barazisë. 

Por 2024 do të jetë mjaft interesante. Ne jemi duke mbajtur frymën nëse një person do të tërheqë këmbëzën apo jo. Ne do të presim për ish-presidentin për të marrë vendimin dhe në një mënyrë ose një tjetër…Presidenti Biden ka sinjalizuar se ai do të tërhiqej nga gara. Ne kemi një sinjal shumë të mirë për të fituar në 2024 dhe kam shumë besim për këtë gjë. 

Ne kemi 25 përfaqësues në Kongres që kanë qenë pjesë e ‘Young Republicans’. 

Aty ku jeni përqendruar ju për të ndërtuar partinë tuaj, aty jemi fokusuar edhe ne, përfshirjen e të rinjve të organizatës, që t’i mbështetësësh për interesat që kanë, por edhe të kenë një zyrë nesër pasnesër”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here