Berisha: Bashën e kërkojnë prokurorët belgë në zyrë në datën 17 dhjetor

0
110

Lideri historik i PD, Sali Berisha i kërkoi dorëheqjen Lulzim Bashës, pas zbulimit të letërporosive të autoriteteve belge ku ai është në ndjekje penale për ‘Toyota Yaris’. 

Berisha tha se Bashën e kërkojnë prokurorët belgë në zyrë në datën 17 dhjetor.

Nga Foltorja e Devollit, Berisha deklaroi se Basha është thirrur 5 herë për të dëshmuar për autoritetet ndërkombëtare.

“Edi Rama të ka kursyer e të ka mbajtur peng me dosjet në Shqipëri, por jo në Belgjikë. Unë jap vetëm kaq, ai prishi operacionin dhe këtë ia kam thënë pa ardhur ‘Toyotat’ në Shqipëri dhe kjo tregonte implikimin e tij me njërën apo tjetrën palë dhe kam zero njohuri se drejtësia belge e ka kërkuar për ndjekje penale dhe këtë e ka fshehur Edi Rama. Ai ishte thirrur 5 herë dhe në 1 tetor është thirrur sërish dhe në datën 17 prokurorët belg e presin në zyrën e tyre”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri shtoi gjithashtu se dosja e ‘Toyota Yaris’ në prokurorin në shqiptare u mbyll me urdhër të Edi Ramës, i cili tha ai e mori peng Lulzim Bashën me këtë dosje. Në këtë drejtim, Berisha i kërkoi Bashës të japë dorëheqjen dhe të përballet me akuzat e drejtësisë belge, por edhe në SHBA për dosjen e lobimit.

“Në fillim të kësaj lëvizje ju deklarova dhe e quajta atë peng-Basha, peng-kryetari. Kurrë nuk e etiketoja pa patur bindje absolute se ai i tillë ishte dhe faktet dëshmuan të njëjtën gjë. Faktet po dëshmojnë vetëm këtë. Nëse në Shqipëri është vendosur narkoshteti, për fat të keq kryetari i dosjet e tij të krimit është aksioner i këtij shteti. Në ‘Foltore’ të ndryshme kam denoncuar dhe i kam kërkuar të japë shpjegime për ‘Toyota Yaris’, për dosjen ‘Muzin’. E garantoj se me radhë do të dalin dosje të tjera dhe e garantoj se projekti i Emirateve në Durrës nuk do të realizohet kurrë sa të jeptë PD forca më e fuqishme e vendit. 

Ish-ministri ynë i Brendshëm deklaron një ditë në Parlament se do të vijnë me Toyota 5 mln euro dhe do t’i presë Taulant Balla. Deklaratë që të dukej fantazi në pamje të parë. E pyes si e bërë ti zotëri këtë deklaratë. Tha është e sigurtë që do të vijnë… Nëse është e sigurt, si mund të dekonspirosh operacionin, i thash, se ti futesh në vorbullën e organizatës kriminale, se kjo deklaratë është paralajmërim për ata që do të vijnë. Janë me GPS tha. Ato erdhën, por ata që i prisnin nuk dolën. Ata ikën. Hapet dosja, merret në pyetje peng kryetari dhe për të gjithë atë aferë dënohet vetëm një njeri. Edi Rama i mbylli dosjen peng kryetarit. Por dosja i kishte rrënjët në Belgjikë.

Kishin nisur hetimet atje dhe atë dosje nuk ia mbyllte dot Edi Rama. Këto kohë gazetarët zbulojnë dokumente autentike në të cilat Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë jep dritën jeshile për ndjekjen penale të Lulzim Bashës me kërkesë të autoriteteve belge. Ka ndodhur në 2019, ka vazhduar në 2020 dhe 2021. Tani fjala është e drejtësisë belge, të cilët e kishin marrë në pyetje njëherë e kishte thënë do të flas përpara drejtësisë belge. Por drejtësia belge nuk kontrollohet nga Edi Rama dhe kanë kërkuar marrjen me forcë dhe ndjekjen penale. I them jep dorëheqjen dhe mos u fshih pas dosjeve të tua. Edi Rama të ka mbajtur peng me dosje në Shqipëri, por me dosje në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here