Marrja e afganëve në Shqipëri çon Ramën në SHBA, gazetari zbulon skemën: Punë donacionesh me Clinton

0
123

Teksa po dilte nga Kuvendi, Edi Rama hasi një grup protestuesish paraplegjikë. Më shumë se për hallin e tyre, Rama u kujdes që përpara medieve të lëshonte lajmin se do të niset për në SHBA për vizitë.

Pak më vonë, mediat e tij njoftuan se Rama do të shkonte me ftesë të Hillary Clinton.

Në fakt më shumë me një ftesë të një fondacioni të Clinton, që është kujdesur për evakuimin e grave afgane pas rënies së Kabulit në duart e talebanëve.

E meqë Rama u hodh i pari që të priste afganët, tashmë dihet se më shumë se për bamirësi, e bëri për të fituar kredite politike. Gazetari Klodian Tomorri thotë se në lojë janë edhe histori me donacione.

“Kjo historia e ftesës nga Clinton është shumë e thjeshtë se sikur u zbukurua pak nëpër media. Gjatë kohës së evakuimit të afganëve, në Rinas mbërriti edhe një avion me 37 gra afgane. Këto ishin të gjitha anëtare të një organizate jofitimprurëse të quajtur ‘Vital Voices’.

Kjo ‘Vital Voices’ është NGO e Hillary Clintonit. Meqë Shqipëria i strehoi, erdhi ftesa. Tani kjo punë qoftë me kaq se Clinton-et kanë dhe një fondacion tjetër që thith para të madhe nga donacionet.

Para ca kohesh u shkruajt nëpër mediat amerikane që mes donatorëve të fondacionit ishte dhe Partia Socialiste e Shqipërisë, përmes John Podestes,” shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here