Deputeti i PD dhe njëherazi kryetar i FRPD, Belind Këlliçi foli për Ora 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv për organizimin e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.
Ai u shpreh se Foltorja dhe Sali Berisha janë aktualisht shumica absolute në radhët e demokratëve, ndërsa Lulzim Basha është pakica.
Këlliçi foli edhe për nenin Basha që do të sanksionohet në statutin e ri të PD pas 11 dhjetorit.
Sot Foltorja dhe z.Berisha janë shumicë absolute e padiskueshme. Shifrat i shihni. Në degët e Tiranës, Durrësit, Sarandës, që janë bërë publike, janë 75-80% e delegatëve që kanë firmosur. Pjesa tjetër që nuk kanë patur mundësi të firmosin janë në emigracion. Pra kjo tregon nevojën akute që ka PD për debat të brendshëm, për ndryshime në PD dhe rikthimin e mentalitetit fitues në PD. Kemi 8 vite që shesim humbjen për fitore. Nuk pranon as kritika, as të vendosë nenin që këtë radhë me krenari e them që është propozuar nga një masë dërrmuese e delegatëve, që kryetari që jep humb zgjedhjet, do të japë dorëheqjen dhe do të quhet neni ‘Basha'”, u shpreh Këlliçi.
Këlliçi tha gjithashtu se shumica do t’i garantojë Bashës të drejtën e mendimit ndryshe brenda PD.
“Në datën 11 dhjetor duhet të ketë një përgjegjësi për t’i garantuar pakicës që është zoti Basha të drejtën e fraksioneve”, tha Këlliçi.