‘Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset’, ARRSH jep njoftimin pas reshjeve të shiut dhe borës, çfarë ka rezervuar moti në vijim

0
63

Autoriteti Rrugor njofton se si pasojë e motit të keq që ishte prezent në vendin tonë nuk ka pasur problematika në të gjitha akset rrugore. Sipas ARRSH-së gjatës është shpërndarë kripë për shmangien e ngricave, për shkak se temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta.

“Reshjet kanë pushuar. Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat, pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset”, njofton ARRSH.

Sa i takon motit, Shqipëria vijon të mbetet në kushte të paqëndrueshme, ku sot dhe nesër do të ketë një ndërprerje të përkohshme të reshjeve, të cilat do të rikthehen sërish në fundjavë.

Në shumë zona të veriut dhe juglindjes dëbora ka arritur në disa centimetra, ndërkohë që rënia e temperaturave ka qenë e ndjeshme përgjatë kësaj jave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here