28 Nëntori/ Meta: Në Vlorën e lavdishme u përula sot me nderimin

0
132

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar homazhe paraditen e sotme në Vlorë, në nderim të Ditës së Flamurit.

Mesazhi i presidentit Ilir Meta:

Në Vlorën e lavdishme të Pavarësisë u përula sot me nderimin dhe respektin më të thellë para themeluesit të shtetit tonë modern dhe Atit të Shqipërisë, Ismail Qemalit, kujtimit dhe veprës së ndritur të Tij dhe të shumë patriotëve të tjerë, që realizuan 28 Nëntorin e vitit 1912!

Të mbrojmë dhe të lartësojmë simbolet tona kombëtare dhe të mos humbasim më kohë për përmbushjen e ëndrrës për një Shqipëri plotësisht europiane sepse 109 vite janë mëse të mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern.

Urime 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, të Isa Boletinit dhe Adem Jasharit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here