Hasimja: Ka shumë marrëveshje të lidhura Kosovë-Shqipëri që janë ende në letër

0
101

Ditën e djeshme, 26 nëntor në Elbasan u zhvillua mbledhja e 7-të e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri. Gjatë mbledhjes kryeministri Rama dhe Kurti firmosën disa marrëveshje të rëndësishme që nga unifikimi i Abetares e deri te lehtësiar doganore.

Analisti Ermal Hasimja në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora Neës me gazetarin Everest Deda u shpreh se mbledhja e qeverive duhet të trajtohet në dy nivele.

Hasimja: Niveli i parë është ajo se çfarë është premtuar. Marrëveshje ka, janë të bollshme dhe janë të mira por duhen lexuar se nuk e kemi akoma përmbajtjen e tyre. Duken të mira, premtojnë shumë. Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që një pjesë e marrëveshjeve që janë nënshkruar më parë nuk janë realizuar. Duhet parë nëse të dyja qeveritë e kanë apo jo seriozisht pjesën e zbatimit. Nga ana tjetër mendoj se të d yja qeveritë duhet të jenë më të guximshme në nismat që marrin. Në fund të fundit ajo që do të ishte shumë e dobishme për të realizuar qëllimin e unifikimit të tregjeve do ishte mirë që dogana mos ekzistonte në Morinë por të zhvendosej e gjitha në portet shqiptare dhe tjetra në Podujevë aty ku është hyrja me Serbinë ose me vendet e tjetra. Kjo është zgjidhja më e mirë mendoj unë.

Analisti më tej tha se një pjesë e këtyre marrëveshjeve janë ende në letër, nuk janë zbatuar ndonjëherë. Sipas tij ka presione nga të dyja palët që të mos zbatohen, papërgjegjshmëri, vonesa, paaftësi administrative nga të dyja qeveritë.

Hasimja: Presionet duhen përmendur, janë presione nga prodhues kryesisht industrialistë të cilët preferojnë që të ketë dogana, që të mbrohen tregjet vendase në të dyja anët e kufirit. Është detyrë e qeverive që të mendojnë për të gjithë, për të dyja shoqëritë në të dyja anët e kufirit dhe të gjejnë zgjidhjet më të mira. Dhe unë mendoj që unifikimi doganor do ishte zgjidhja më e mirë për të dyja vendet. Jo thjesht të lehtësojnë procedurën doganore, por thjesht të eleminohen fare. Doganat e Shqipërisë dhe Kosovës të jenë të përbashkëta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here