Përplasja ndaj automjetit që shoqëronte Berishën, reagon policia

0
163

Policia e Kurbint ka bërë reagimin e parë për mediat pasi një automjet u fut kundravajtje në autostradën Milot-Fushë Mamurras, në korsinë e shpejtësisë, dhe për pasojë përplasi një nga makinat shoqëruese të ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Blutë bëjnë të ditur se automjeti me drejtues A.M ka goditur makinën e S.L dhe më pas është përplasur edhe me një nga automjetet e eskortës së Berishës.

Të lënduar nga aksidenti kanë mbetur kanë dy persona banues në Kosovë.

Kurbin/Informacion paraprak 

Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here