Nishani: PD është në një krizë ekzistenciale, Berisha faktori përcaktues që të niste procesi i ‘ringjalljes’

0
100

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bujar Nishani u shpreh se me opozitën po ndodhë një gjë normale dhe se PD është në një krizë.

Ai theksoi se ka një përplasje me Bashës dhe Berishës nuk është parësore në PD, por është një pasojë e kësaj krize.

Nishani: Me opozitën po ndodh ajo që është normale për një sistemi pluralist. PD ishte në krizë ekzistenciale. Mbetet për tu parë sa fituese do dalë PD nga ky ballafaqim. Është një proces që nuk kishte alternativë tjetër, PD ose do të shuhej ose do të hynte në krizë.

Ka një përplasje evidente mes Bashës dhe Berishës, por nuk është parësore. Kjo përplasje është reflektim i kësaj krize. Problemi është te PD, çfarë ka pësuar ajo në 8 vite, si iu është përgjigjur sfidave dhe si do të jetë në 2025. Ky duhet të jetë debati kryesor.

Problemi është se shpresa e zgjidhjes së kësaj krize është Berisha, gjë e cila nuk është kështu. Berisha është faktori kryesor që kjo qasje të akumulohet tek interesi gjithëpërfshirës. Berisha faktori përcaktues që të niste ky proces. PD kishte nevojë për një ndryshim radikal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here