Aksidenti me 46 viktima, Berisha: Rama zemër dru, nuk shpalli zi kombëtare

0
112

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare për të mos shpallur një ditë zie kombëtare për 46 viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në Bullgari.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Një akt cinik dhe qëndrim antikombëtar!

Të dashur miq, në traditën e fqinjësisë së mirë, zija ndahet si midis familjeve, por edhe midis shteteve. Për aksidentin më tragjik të rajonit në dy dekadat e fundit, shkrumbimin e 46 shqiptarëve qytetarë të Maqedonisë së Veriut, por dhe të Kosovës në flaket e autobusit në Bullgari, shpallen një dite zie kombëtare tre shtete Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria.

Kurse Edvin Kristaq Rama qëndroi zemër dru. Nuk pranoi të ndajë zinë për 46 jetë të humbura shqiptarësh me fqinjët tanë, por u suall sikur kjo tragjedi të kishte ndodhur në ndonjë vend të Oqeanisë.

Mos shpallja zi kombëtare se bashku me Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bullgarinë për 46 shqiptarë që humben jetën në flaket e autobusit është akti i fundit cinik dhe antikombëtar i Edvin Kristaq Rames.  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here