Protesta e fermerëve, Rama nuk dënon bullizimin e Llucës: Janë keqinformuar

0
84

Kryeministri Edi Rama është duke prezantuar projektbuxhetin për bujqësinë. Ai ndodhet me fermerët teksa iu është përgjigjur edhe fermerëve të Divjakës, të cilët protestuan disa ditë më parë, ku tha se ato janë keqinformuar.

Rama tha se shembull i mirë janë pikat grumbulluese dhe se numri i tyre do të vijojë të rritet.

“ Protestat e fermerëve janë legjitime, por ata që kanë marrë pjesë në një masë të madhe janë të keqinformuar. Çfarë ka ndodhur në fakt? Ne vendosëm të heqim rimbursimin e 6 % dhe çfarë do të bëhet me këto para? Në fakt është hedhur një hap përpara dhe përmes kapacitete logjistik të grumbulluesve të çojmë paratë te fermeri në raport me prodhimin e grumbulluar dhe shifra në fund ka rezultuar një shifër modeste dhe mbi të gjitha një shifër e kontrolluar nga një grusht grumbulluesish të mëdhenj që jo domosdoshmërish ka shkuar te fermeri. Në këtë fazë, i gjithë sistemi i grumbullimit ka përfituar masivisht nga mbështetja e qeverise dhe duke qenë se sot grumbulluesit janë një forcë e re në treg, unë besoj se dhe grumbulluesit do e mirëkuptojë këtë që po them, ne nuk jemi kundër tyre, madje i kemi mbështetur, por ama paratë të shkojnë drejtpërdrejtë në mbështetje të fermerëve. Një sektor që gjatë një viti prek shifrën e 3.5 mld dollarë , sa mund të impaktohet nga vetëm 9 mln? 9 mln ia shtojmë bujqësisë për të rritur produktivitetin. Sa më shumë kalon koha dhe sa më shumë strukturoret se brendshmi sektori dhe me tregtues dhe grumbullues, aq më e vështirë bëhet që të mbijetosh i vetëm. Të maksimizojmë fondet që janë në dispozicion të bujqësisë dhe në mbështetje të atyre modeleve që rrisin produktivitetin”,-tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here