Ndjesë Sokol! Kujtuam se liderët mund të krijohen, por në fakt ata lindin!

0
289

EDITORIAL

Kush e pati në krah si mik e koleg, sot ka mall të pashuar brenda shpirtit të tij për Sokol Olldashin. Kush e pati përballë si kundërshtar politik, sot sërish ndjen mall për debatin e drejtpërdrejtë dhe gjuhën e tij shpuzë, që shpeshherë krijonte ilaritet në Parlament apo studio të ndryshme televizive.

Sot Sokol Olldashi ka përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta. Ai aksident fatal në dalje të tunelit të Elbasanit në natën e 20 nëntorit i dha fund jetës së tij, duke shuar njëkohësisht një prej personazheve më karizmatik të politikës shqiptare.

I tillë ishte Olldashi, i cili që në hapat e parë të fëmijërisë dallohej për çapkënlliqet e moshës e ndërsa në kohën e protestave studentore ra në sy mes qindrave studentëve në Durrës. I ardhur nga gazetaria, Sokol Olldashi hyri që herët në politikë, përmes strukturave të PD, për të qenë një ndër zërat më të fuqishëm në këtë parti, një polemist shumë i zoti dhe një zë ndryshe dhe në Partinë Demokratike në të cilën ai u rrit si politikan.

Për 5 vite (2002-2007) ai mbajti postin e Kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ndërsa nga muaji maj 2005-Maj 2009 ai ka qenë Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës si dhe anëtar i Kryesisë së PD-së që nga viti 2002.  Hyrjen e tij të parë në Parlament e siguroi në vitin 2001 e do të qëndronte pjesë e legjislativit për 12 vite me radhë, deri në ditën kur u nda nga jeta.

Gjatë karrierës së tij politike, Olldashi ka mbajtur postin e Ministrit të Brendshëm në qeverinë “Berisha1” ku shënoi suksese të rëndësishme në luftën kundër bandave më të rrezikshme kriminale. Ndërkohë në vitin 2007 u tregua i gatshëm të përfshihej në garën përballë Edi Ramës, të cilën e humbi falë edhe disa makinacioneve të brendshme në PD.

Më pas ai ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, duke shndërruar infrastrukturën rrugore së Shqipërisë në një infrastrukturë me standarde europiane.

Të mos zgjatemi më shumë pasi çdokush i di fare mirë arritjet e Sokol Olldashit, arritje te cilat shpeshherë vendoseshin në plan të dytë për të drejtuar prozhektorët te ai që cilësohej në PD si paasardhësi i Sali Berishës. Lulzim Basha ka qenë gjithnjë më i favorizuar në raport me Olldashin, duke marrë merita për arritje që më shumë se sa i takonin angazhimit të tij personal, ishin fryt i ekzekutivit.

Kështu nëse Olldashi u sfidua direkt me detyrën e përballjes me bandat më të rrezikshme të kohës, në të cilën mund edhe të dështonte në mënyrë spektakolare, Bashës ju dha në mirëbesim posti i ministrit të Infrastrukturës, nga ku me fondet e qeverisë u ndërtua një nga kryeveprat kombëtare sic ishte Rruga e Kombit.

Po ashtu në maj 2007 Basha u zgjodh Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, në një kohë kur për herë të parë Shqipërinë e vizitoi një President në detyrë i SHBA-së, Xhorxh Ë. Bush. Po gjatë kësaj kohe, Shqipëria mori ftesën dhe një vit më pas u antarësua në NATO, hapi negociatat për liberalizimin e vizave me zonën Shengen dhe iu pranua aplikimi zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Europian. Histori në vazhdim dihet!

Gara e brendshme në 2013-ën, pas dorëheqjes së parevokueshme të Berishës, solli nisjen e rrugetimit te renies se pandalshme te PD, e cila vazhdon edhe sot.

Lidhur me kete gare, Sali Berisha ka pranuar ne Foltore se Basha fitoi përballë Sokol Olldashit, pasi ishte edhe kreu i Bashkisë së Tiranës. Gabimi im ka thene Berisha, ishte që e mbështeti politikisht në këtë garë.

”E vërteta është që Bashën nuk e kam sjellë unë, unë dhashë dorëheqjen. Vetëm Basha dhe Sokol Olldashi garuan. Ai fitoi garën sepse ishte edhe kryebashkiak i Tiranës. Por ku qëndron përgjegjësia ime? Sepse i dhashë mbështetje publike, ky ishte gabimi im”.

E ne fakt u investua te nje individ qe formimin e kishte ndoshta me te larte se Olldashi, por i mungonte karakteristika kryesore per te drejtuar nje parti; te qenit lider. Karizma dhe petku i liderit nuk kane qenë asnjeherë pjesë e stofit politik te Bashes.

Ne 8 vite si kryetar nuk mundi te marre nje here mbi supe peshen e liderit, nuk diti te krijoje te populli frymen e ndryshimit. Nuk mundi te tejkalonte nje here te vetme ‘Bashen jurist’! Ndaj dhe sot PD ndodhet ne kete situate, per te treten here ne opozite dhe cfare eshte me e keqja, me nje kryetar partie te blere nga kryeministri.

Ndaj ndjese Sokol, ndoshta e vonuar por e kerkojme serish. Kishe te drejte kur pohoje se me Bashen kjo parti s’ka asnje te ardhme!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here