E turpshme/ Veliaj ofendon rëndë gazetarin e Ora News: Material legenash

0
180

Kryebashkiaku Erion Veliaj, është përplasur me gazetarin e Ora News, Isa Myzyraj, i cili po tentonte t’i bënte disa pyetje, ndërkohë që ai merrte pjesë në një aktivitet të për mbjelljen e pemëve.

Veliaj është përplasur ashpër me gazetarin, duke i thënë atij se “punon për trafikantin e drogës”, duke i’u referuar Ylli Ndroqit, pronarit të televizionit.

Pjesë nga debati:

Erion Veliaj: Si nuk ke turp!

Gazetari Isa Myzyraj: Unë jam gazetar!

Erion Veliaj: “Si i thua prindërve të tu që punon për një trafikant droge. Punon për një trafikant droge

Gazetari: A ke turp që sillesh kështu me median? Kur ishit në opozitë ju thonit që të gjithë qytetarët duhet të shpronësohen me çmimin… Unë jam gazetar zotëri!

Erion Veliaj: Po si nuk ju vjen turp, keni fëmijë për të rritur

Gazetari: Dua të marr zotin Veliaj për ta pyetur për interesat e qytetarëve.

Erion Veliaj: Puno për trafikantin e drogës, do mbaroj punën time

Isa Myzyraj: Edhe unë po bëj punën time. Më kthe përgjigje për pyetjet e mija. Unë jam gazetar zoti Veliaj.

Erion VeliajEj … Do pushosh.. Do rrish urtë.. Material legenash  

Gazetari: Material legenash unë nuk jam zoti Veliaj. Unë jam gazetar. Flit në anglisht që të të kuptojnë ambasadorët.

Erion Veliaj: Po në anglisht unë të fëlliq ty.

Isa Myzyraj: Dua ta dëgjoj.

Erion Veliaj: Është gjithë banda jonë?

Gazetari: Përveç medias

Erion Veliaj: E di sa koka ka prerë Ylli Ndroqi para teje, ti je i dhjeti. Ti je lecka e radhës

Gazetari: Unë nuk kam punë me Ylli Ndroqin. Unë jam gazetar.

Erion Veliaj: Të të vijë turp që jeton me lekë droge. Të të vijë turp

Gazetari: Çfarë jam unë!

"Punon për trafikantin e drogës, si nuk të vjen

"Punon për trafikantin e drogës, si nuk të vjen

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here