Lufta në PD kthehet në personale/ Evi Kokalari: Grida Duma shkatërroi familjen, nuk soditet në livadhet e botës!

0
432

Lufta në Partinë Demokratike mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ka përfshirë edhe mbështetësit e tyre.

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka sulmuar deputeten Grida Duma, nëpërmjet një statusi në rrjetet sosiale, duke i përmendur asaj edhe familjen dhe duke sugjeruar se Duma nuk përfaqëson vlerat konservatore.

Kokalari shprehet se gjeneratat e reja duhet të rriten të fortë dhe të shëndetshëm, duke bërë kështu një paralelizëm me Dumën, për të cilën shprehet se “ka shkatërruar familjen e saj“.

Grida Duma familjen e saj e ka shkatërruar. Ky është fakt. Ka mundësi që PD-ja konservatore të filloj të stresoj sa e domosdoshme është besimi në Zot & familja?

Gjeneratat e reja rriten të fortë në familje të shëndetsh’me. Një familje e shëndetsh’me respekton partnerin, dhe nuk sodit në livadhet e botës.

Modernizmi që ka dashur të fus George Soros nëpërmjet OJQ, ka pasur vetëm një qëllim – DENIGRIMIN e shoqërisë”, shkruan Kokalari në rrejtin social facebook.

Ndërkohë, deputetja Duma, në një shënim të saj, theksonte se Sali Berisha nuk është burrë shteti, por ka bërë veprime që tregojnë “besëprerje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here