Dëgjojeni perlën e Gaz Bardhit: Berisha po e përçan PD-në, Kuvendi i Bashës na bashkon!

0
767

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ashtu sic po ndodh shpesh keto kohe po hedh publikisht shashka te cilat as vete nuk i beson. Ai doli dhe dha detaje nga mbledhja që  Basha zhvilloi sot me 71 krerët e degëve të kësaj partie, ku theksoi se:

“Patëm një diskutim të gjatë por shumë të mirë me kolegjin e PD. I cili bëhet nga 71 kryetarë të degëve të partisë mbi organizmin e Kuvendit më 18 dhjetor, ora 11 në pallatin e Kongreseve. Dua të ndaj me ju frymën e lartë të bashkëpunimit që përcolli secili prej kryetarëve të degëve. Dua të jem transparent, me përjashtim të 5 kryetarëve, që raportuan një shqetësim, e gjitha pjesa tjetër konfirmuan frymën e bashkimit që përcjell ky Kuvend i 18 dhjetorit.

Dua të ftoj çdo anëtar të PD-së që mos të shqetësohet nga lajmet e rreme dhe deklaratat dashakeqe se ky kuvend do të jetë kuvendi i përjashtimit të demokratëve që mendojnë ndryshe apo ata që do të marrim pjesë në mitingun e thirrur nga zoti Berisha në 11 dhjetor. 18 dhjetori nuk është për të përjashtuar demokratët, por për t’i bërë bashkë.

Frymën e përçarjes për fat të keq gjatë këtyre dy muajve e ka përcjellë vetëm zoti Berisha dhe qëndrime te tij kundër rregullave të bashkëjetesës dhe që përbëjnë statusin e PD. Kam një apel për një koleg timin që flet për përjashtim të 500 apo 100 demokratëve që të qetësohet dhe të marrë frymë thellë. Mos t’i fryjë zjarrit të përçarjes.

Statutin e PD s’po e shkelin anëtarët, por njohësi më i mire i tij, Sali Berisha. Sali Berisha ka qenë i qëndrimit që sipas statutit të partisë, aq delegatë që janë mbledhur, do të duhet të dorëzoheshin ë Sekretariatin e partisë.

Demokratët nuk duhet të përdoren si mish përtokë. PD nuk mund të bëhet dhe s’do të bëhet mburojë e askujt që do ta izolojë nga aleatët strategjik. Vendimin se marr as unë edhe as askush tjetër, por Kuvendi. Kuvendi është si mendësi që demokratët të jenë bashkë për të përcaktuar bashkërisht rrugën e betejës kundër Edi Ramës.”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here