Gjekmarkaj në gjurmët e Ramës, i quan gratë socialiste si “harem”

0
102

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur debate dhe përplasje të forta mes deputetëve, në lidhje me etiketimet fyese që janë mbajtur nga disa deputetë në drejtim të zonjave të Kuvendit.

Ministrja e Infrasktrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku risolli në vëmendje një deklaratë të deputetit Agron Gjekmarkaj, I cili I ka quajtur gratë socialiste si “harem”.

Ministrja Balluku e cilësoi këtë deklaratë fyese, ndërsa theksoi se asnjë nga zonjat deputete të PD-së, nuk reagoi për këtë çështje.

Nga ana tjetër, pas fjalës së Ballukut ka reaguar deputetja e PD-së, Grida Duma.

Kjo e fundit tha se nëse fjala “harem” është përdorur nga Gjekmarkaj si fyerje ndaj zonjave të PS, ai duhet të kërkojë falje.

Zonjë e nderuar, nëse ka thënë ‘Harem’ Gjekmarkaj duhet të kërkojë falje. Po ti do çohesh dhe do thuash pse Rama përdori foton time për fushatë? Apo do thonë jeni vonë se ka qenë para prillit. Asnjë fjalë nga ana ime nuk është e tillë”.-tha Duma.

Ndërkohë, deputeti, Agron Gjekmarkaj, në vend të një ndjese ka vijuar me fyerjet sot në Kuvend.

Ai jo vetëm që nuk kërkoi ndjesë, por i është drejtuar njërit prej deputetëve në sallë, duke e quajtur “derrkuc”.

Që ta sqaroj termin harem, unë e kam përdorur si konotacion politik, jo ne sensin e haremit të kërkësave seksuale apo dëshirave të sulltanëve”-tha Gjekmarkaj duke tentuar të justifikohet.

Por, ndërsa një deputet i PS ka replikuar nga vendi, Gjekmarkaj i është kundërpërgjigjur “Pusho, more ti derrkuc”.

Më tej, ka ardhur një tjetër replikë nga ministrja Balluku.

Dua ta di nëse keni ndonjë femër në familje, sepse në mos nuk keni vajzë, keni grua, keni motër, në mos motër , keni nënë. Nëse ky fjalor është normal në familjen tëndë atëhere e kuptojmë më mirë, në rregull”-tha Balluku, ndërsa më tej shtoi se nuk ndodhen në Kuvend për këto debate, por për të bërë punën e tyre.

Eshtë momenti që në të flasim për çështje të buxhetit, që na takon. T’ja kursejmë njëri-tjetrit këto fjalë. Kemi dëgjuar kryetarin tuaj dje që po fliste më një gjithë të rëndë dhe nuk i kurseu. Më mirë të mbyllim këtu, të merremi me detyrën tonë si politikanë dhe ti lëjmë fjalët mënjanë”-theksoi ministrja Balluku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here